Vrasja misterioze në Shqipëri e Cesarino Grossi, talentit më premtues të futbollit italian

Vrasja misterioze në Shqipëri e Cesarino Grossi, talentit më premtues të futbollit italian

1 dhjetor 1999: Eugenio Fascetti vendos të aktivizojë shtatëmbëdhjetë vjeçarin Antonio Cassano në ndeshjen Bari-Lecce që barezët e humbën me rezultatin 1-0. Një debutim si të tjerët? Jo dhe aq shumë, pasi djaloshi ka talent dhe do të ketë – edhe pse jo plotësisht – dhe në fakt javën e ardhshme poshtëron mbrojtjen e Interit kryesuar nga kampion i botës, francezi Laurent Blanc, duke shënuar një gol mahnitës.

Një yll ka lindur, por sigurisht që nuk është i pari. Ylli i parë i Barit ka qënë Cesare Grossi i quajtur Ninì, një talent i jashtëzakonshëm që në 1930 do të ndizte publikun e “Stadiumit të Fitores” para se të vdiste në mënyrë të parakohshme dhe misterioze.

I rritur tek akademia e klubit, i lindur në vitin 1908, Grossi debutoi në moshën njëzetvjeçare kundër Ambrosiana-Inter, i hedhur në fushë nga trajneri i madh austriaku Tony Cargnelli dhe menjëherë duke treguar talentin që posedonte.

I shkurtër dhe shumë i lehtë, ai përfitoi nga kjo gjë, për t’u përballur me mbrojtësit e ashpër të kohës, duke luajtur si një fantazist modern.

Jemi në vitin 1936, Italia e Vittorio Pozzos është kampione e botës dhe futbolli është në kulm: Grossi është “zbulimi” i një ekipi, Barit, bazuar në njohuritë dhe entuziazmin e legjendës Raffaele Costantino , që arriti të luante me ekipin kombëtar, si lojtar i Barit.

Ai shikon te Grossi trashëgimtarin e tij, dhe ndoshta diçka më shumë: ai vetë rrëfeu se, kur ai e shihte duke luajtur, duke dribluar, ishte i sigurt se ishte edhe më i fortë se ai. Ndërkohë, Cesarino vazhdon të rritet: jo në gjatësi, pasi ajo nuk ndryshon, por në famë.

Në Bari është një idhull, djemtë vrapojnë për të blerë fotot e tij dhe t’i përdorin ato si bookmarks, ose për ti mbajtur në portofolet e tyre, dhe të dielën ata shkojnë në stadiumin, të sigurt që idhulli i tyre nuk do t’i zhgënjejë.

Në fakt, Grossi nuk i zhgënjen kurrë: në një ndeshje ai poshtëron mbrojtjen e Lazios, duke kontribuar në fitoren 5-1 dhe duke dominuar në lojën në ajër përballë legjendës Silvio Piola, njëzet centimetra më i gjatë dhe një specialist në gjuajtjet me kokë.

I përulur, serioz, merr komplimentet e mbrojtësve legjendarë Foni dhe Rava: ndodh në fund të një ndeshjeje me Juventusin, ku të dy u munduan për ta mbajtur atë në kontroll, por ai kujton se po bënin shaka.

“Ata janë kampionë të vërtetë, jo si unë”, thotë ai.

Të gjithë presin që Nini, i cili ëndërron tani skenën kryesore, të  bashkohej me ekipin kombëtar, e cila ndërkohë kishte fituar edhe Kupën e Botës në Francë në vitin 1938. Ndoshta problemi qëndron te fakti që luan me Barin, dhe vëzhguesit e kombëtarës, nuk binden.

Historia mund të ndryshonte menjëherë pas Kupës së Botës. Interi ofron 400,000 lira, një shifër absurde për kohën: pesë vjet më parë, për të blerë Piolin e madh nga Pro Vercelli, Lazio kishte shpenzuar gjysmën.

Por Bari refuzon, ose priste ndonjë ofertë më të mirë ose kishte pretendime në kampionat: pak rëndësi ka, marrëveshja dështon dhe Grossi shikon ti largohet shansi më i madh, transferimin në Milano, duke veshur fanellën e një ekipi që është një nga më të mirët në Itali.

Ai vazhdon të luajë mirë dhe me përkushtim, por brenda është i lënduar. Pra, pak ‘fryma e madhe patriotike dhe pak “dëshira për të lëvizur nga ekipi, i zhgënjyer nga mungesa e transferimit në Milano, e çuan atë të pranonte në prill të vitit 1939, thirrjen nga Ushtria Mbretërore.

Shqipëria dhe vdekja misterioze

Ndeshja SK TIRANA-BARI e 36 prillit 1938 është konfirmimi më i saktë i rritjes së futbollit shqiptar, në ato vite.

Zhvillohet martesa e Mbretit Zog, që do të nxisë festime të papara në Shqipëri. Në këtë kontekst festiv hyn edhe organizimi i miqësores me Barin në Tiranë. Përballë vlerave të futbollit shqiptar, do të vihej një prej shkollave më të përparuara të futbollit botëror.

Ndeshja zhvillohet në prani të Kontit Ciano, i cili hyn në Shallvare nën tingujt e Marshit Mbretëror të Italisë dhe hymnit “Giovinezza”. Shoqërohet nga Ministrat Musa Juka, Jacomoni, Faik Shatku dhe nga motrat e Mbretit Zog. Ndeshja ndiqet nga 10.000 spektatorë. Duket si një finale e madhe midis dy shteteve. Natyrisht, futboll e politikë bashkë. Jemi vetëm një vit përpara pushtimit.

Ndeshja që gjykohet nga albitri I FIFA-s, Llazar Miha, fillon me një epërsi të shqiptarëve, por pjesa e parë mbyllet 0-0. Me pjesën e dytë Barezët shënojnë 2 herë, ku golin e parë e realizon Due në minutën e 10, dhe golin e dytë e shënon personazhi ynë rreth minutës së 30-të.

Skeda e ndeshjes:

U.S.BARI: Cubi,Caldarulo,Di Gennaro,Braga,Mancini,Andrighetto,Cason,Grolli,Grossi,Capocasale,Due.

Trajner: Cargnelli

SK TIRANA: Dovana,Maluci,F.Janku,Jakova,Karapici,Plluska,Teliti,Kryeziu,Korca,Lushta,H.Begeja

Trajner:S.Stërmasi

Gjyqtarë: Llazar Miha, Xhezmi Aliu,Petraq Musha

Ky ishte takimi i parë i Grossit me vendin tonë, pasi më 22 prill 1939 dërgohet në Shqipëri midis 22.000 ushtarëve italianë. Vdes në mënyrë misterioze më 22 prill 1939, në moshën 22 vjeçare. Vendin e tij te Bari si për ironi të fatit do ta zinte Riza Lushta.

Vdes i goditur nga rrufeja, siç raportojnë kronikat e kohës, një vdekje kaq absurde aq sa e dyshimtë, duke parë kohën kur ndodh: fashizmi e kishte zakon që të fshehte lajmet e këqija, dhe me shumë mundësi Ninì u godit nga një grup rebelësh, të cilët i kishin zënë pritë, ndërsa ishte duke pirë ujë pranë një burimi.

Janë të shumtë ata që e vajtojnë: fëmijët që e kishin idhull, vajzat që ëndërronin të martoheshin me të, tifozët që donin ta kishin në ekipet e tyre, vetë Kombëtarja. Kur trupi i tij kthehet në qytet për t’u varrosur, është zi kombëtare, kordon i madh njerëzish për ta përcjellë: kështu e përshëndeti Bari idhullin e tij të parë./Tifozët.al

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut