VLORE- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e arrestit me burg për tre të akuzuarit për vrasjen e 26-vjeçarit nga Elbasani Denis Vyshka, në plazhin e Drimadhës. Dy ditë më parë një i ri nga Elbasani i cili punonte kamerier në lokalin “Shija e detit” është torturuar e më pas është hedhur në det. Tre të akuzuarit për këtë ngjarje, dy pronarët e lokalit Ervis Zylfaj dhe Altin Imeraj, dhe kuzhinierin Miklovan Zymeraj; akuzohen për vrasje në rrethana cilësuese.
Për këta tre persona, Gjykata e Vlorës dha masën e arrestit me burg për vrasjen e të të riut Denis Vyshka.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Për këta tre persona, Gjykata e Vlorës dha masën e arrestit me burg për vrasjen e të të riut Denis Vyshka.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)











