Tiranë- Teksa hetimet për vrasjen e mbrëmshme (24 Gusht) në “Astir” po vijojnë me intensitet nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, për të zbuluar dinamikën dhe motivet, ka dhënë dëshminë e parë në prani të hetuesve edhe i dyshuari i prangosur, Darmend Keli, 25 vjeç.
Pas një sherri me motive të dobëta, për shkak të ngacmimit të të dashurës së autorit të dyshuar, mbeti i vrarë me 4 goditje thike në trup (dy në gjoks dhe dy në këmbë), 34 -vjeçari Amarildo Hoxhallari, një emër i njohur për organet ligjzbatuese, për shkak të precedentit të vitit 2015, kur u akuzua bashkë me kushëririn Aurel (Altin) Hoxhallari, në kërkim, për organizimin e atentatit të dështuar ndaj Pajtim Serjanit, te “Rruga e Kavajës”.
Keli ka rrëfyer dhe këmbëngulur se ka qenë ngacmimi që Hoxhallari i ka bërë të fejuarës së tij (e dashura), që denigroi situatën dhe ka çuar deri në ngjarjen e rëndë.
“Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon, pashë që një motor po e ndiqte dhe personi po fliste duke e ndjekur paralel makinën. I fola nga ballkoni dhe më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi fizikisht. Pas përplasjes me të, në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia, në gjaknxehtësi dhe sipër. Ka qenë sherr i momentit dhe jo i paramenduar, nuk kam pasur qëllim vrasjen e tij”, ka dëshmuar ai ndër të tjera, duke u mbrojtur.
Policia e arrestoi Kelin pak minuta pas krimit dhe sekuestroi sende të ndryshme si prova materiale, kurse çështja po ndiqet nga Prokuroria, aktualisht me akuzat “vrasja me dashje” dhe “prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në njoftimin zyrtar të ditës së sotme, Policia e Tiranës sqaron mes të tjerash, se viktima në momentin e konfliktit shoqërohej nga i ndaluari tjetër A.M., 33 vjeç, që e drejtonte motorin e tij në gjendje të dehur. Ai është ndaluar për "drejtim mjeti në mënyrë të parregullt", kurse hetimet për krimin e rëndë mbeten ende aktive.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri që lehtëson trafikun dhe modernizon transportin
23 Nëntor, 11:51
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Policia i ‘kap mat’ në tavolinën e pokerit, 29 të arrestuar në Tiranë! 1 në kërkim, sekuestrohen para (EMRAT)
23 Nëntor, 09:43
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Tiranë/ Policia po zhvillon operacion kundër lojërave të fatit, kapen disa persona
22 Nëntor, 21:19
-
Vrasja e Martinit/ Gjendet pranë Gjykatës së Apelit thika, me të cilën u kry krimi! Bashkë me të edhe çanta e shkollës e 14 vjeçarit të arrestuar si autor
22 Nëntor, 21:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor, 20:30
-
Gruas i duhet të pastrojë vetë pusetën për të shpëtuar nga përmbytja! Shikoni videon tek 'Myslym Shyri' në Tiranë (VIDEO)
22 Nëntor, 18:23
-
Tiranë/ Plagosja e 20-vjeçarit në 'Qytetin Studenti', arrestohet 19-vjeçari nga Kamza! Nën hetim edhe personi që i shiti thikën
22 Nëntor, 15:46
-
Vrasja e Klaudio Prendit/ Ishte në kafe me 3 policë, njëri ndoqi mjetin e autorëve pas ekzekutimit! Vrasësit me 'Audi A4' vëzhguan zonën para krimit
22 Nëntor, 10:47
-
Vrasja e Martinit, 'arrest me burg' 14 vjeçarit, gjyqi mbahet në spital! I mituri s'tregon ku fshehu thikën: S'mbaj mend çfarë ndodhi! Hetohet kush e ndihmoi
22 Nëntor, 09:36
Vrasesi genjen por keqaz ama.Percjell te dashuren,pra po e percillte ,nuk po e priste.Del ne ballkon shikon makinen qe po del nga parkimi dhe personin ne motor qe po e ndiqte makinen dhe po e ngacmonte te dashuren,vrasesi i bertet nga ballkoni,merr thiken dhe zbret,le te themi me ashensor dhe perjashta plas sherri e ndodh ngjarja.Makina dhe motori paskan qene breshka jo mjete te motorizua,po te ndiqni fillin e zhvillimit ngjarjes dhe viktima ne vend te ikte me motor,paska qendruar ne shesh te mejdanit duke pritur demin e terbuar qe po zbriste shkallet me turfullime ne nje beteje klasike tete a tete, per zoterimin e atij qe te dy e konsideronin /harem/ te tyren!!
PërgjigjuKete kam thene me poshte por ne menyre pak me te moderuar.
VJEN KOHA DHE LLUMI LARGOHET VETE,,,CDO GJE ESHTE ME KOHE,,,LLUMI NUK QENDRON DOT ME TE MIREN...
PërgjigjuNuk besoj se eshte kaq e thjeshte, percjellja te parkingu, sa shkoi ne shtepi, e pa nga ballkoni, keta e priten sa zbriti, thika e bukes etj Nuk perputhen shume fakte dhe rrethana duke i shtuar ketu edhe kush eshte viktima. Hoqi nga rruga nje plehre por i ka hapur vetes dhe familjes telashe qe kam pershtypjen nuk do jene te vogla. Duhet hetim i gjithanshem dhe i pavarur per te gjetur te verteten.
PërgjigjuCa shteti kemi keshtu kriminelat rrugeve policia vtm ben xhiro kot lart e poshte,idehur n motorr me precedent ngacmojn bejn te fortin ne rruge biles e te gjujn e te ofendojn pstj vtm kur vriten nderhyn policia se me parandalu naj zenk naj sherr as nuk ja kane iden as nuk jan te pergatitur gjynah per kte cunin ri ju prish jeta prej rrugaceve te rruges zdi ca te them zoti na ruajt
PërgjigjuVure drejtesi ne nje shtet kur s'te mbron askush.
PërgjigjuBravo mor djale. I tregove vendin atij zagarit.
PërgjigjuShumë mirë ja ka bo plerës sepse është më problematiku në zonë....qelbësira në ferr shkoftë...
PërgjigjuGACMOJN FEMRAT NË MES TË RRUGES PA PIKË PËRFLLSHMËRIE NGA NERZIT QË I RRETHOJNË DHE ME PAPAQ... MERITOI ATË QË KËRKOI... TË LUMT DORA MORE DJALË.... ESHTË E DYTA VRASJE BRËNDA JAVËS PËR NDESHMËRI.... DO ZOTI ZEN MEN TË TJERËT E TSHIKOJNË GRAT QË KANË NË SHPI...
PërgjigjuAsnjeri nuk ka besim te shteti, te gjithë ne vetëgjyqësi.
PërgjigjuPrerja e marredhaneve nga ana e Kines I ngjan zagarit qe te leh mas shpines!
Përgjigju