TIRANE- Kamarieri Denis Vyshka është torturuar deri në vdekje, duke u qëlluar me sende të forta si shufra hekuri dhe shpuar me thika në vende të ndryshme të trupit. Mes torturave të pronarëve të lokalit Altin Imeraj, Erviz Zylfaj, dhe kuzhinierit Miklon Zymeraj, 28-vjeçari ka mundur të rezistojë për gati 8 orë, ndërkohë gjatë kqyrjes së trupit të të riut sipas burimeve të prokurorisë ai ishte djegur dhe me cigare në vende të ndryshme të trupit. Informacionet që vijnë nga prokuroria e Vlorës, flasin se tre personat e kanë torturuar kamarierin e lokalit të tyre, nën efektin e drogës.