Vrasja e Erion Millo ose Erion Mihallarit në hyrje të banesës së të fejuarës së tij në Elbasan, mendohet të jetë kryer për shkak të konflikteve që mund të ketë pasur ai në biznesin e tij në Labinot të Elbasanit. Prokuroria e këtij qytetit është përqëndruar në holumtimin e veprimtarisë së kompanisë “Garden-Erion.M 2014”, ku Millo ishte pronar me 100 për qind të aksioneve.
Mirëpo grupi hetimor ka ngritur dyshime se viktima 37-vjeçar është përfshirë në dy kontrata shitjeje dhe blerje të kompanisë së tij në Elbasan. Dhe këto veprime i ka kryer me një shtetas nga Divjaka, që sipas dokumentave të siguruara nga prokuroria quhet Ilirjan Gixho. Ky i fundit është marrë në pyetje dy ditë më parë duke u pyetur nga hetuesit për ndonjë konflikt të mundshëm me ish-partnerin e tij Millo në Elbasan, por nuk ka pranuar të ketë pasur konflikte apo të ketë gisht në këtë ngjarje.
Gixho, ka treguar të gjithë bashkëpunimin e tij me viktimën, duke treguar se në qershor të 2014 ai i ka blerë 50 për qind të kompanisë shtetasit Erion Millo. Fillimisht kjo kompani quhej "M-AUTOGRILL" por me pas emri i saj është ndryshuar në “Garden-Erion.M 2014”. Mirëpo pa kaluar një vit nga kjo blerje, në qershor të 2015 sërisht shtetasi Ilirjan Gixho, ka vendosur ti shesë aksionet e kompanisë pronarit të parë, viktimës Erion Millo, kundrejt një çmimi prej 500 mijë lekësh të vjetra.
Këto shitje janë konsideruar si të dyshimta nga prokuroria e Elbasanit e cila tashmë një ndër pistat që po verifikohet me imtësi, dhe që dyshohet se mund të ketë ndikuar në vrasjen e Erion Millos në Elbasan, janë pikërisht këto dy kontrata të bëra brenda një viti.
Nga ana tjetër, prokurorët thonë se viktima kohët e fundit jetonte në Tiranë dhe se aktualisht po verifikohen nëpërmjet familjarëve dhe shokëve të të ndjerëve ndonjë konflikt i mundshëm i tij me persona të tjerë, që mund të ketë sjellë hakrmarje. Hetuesit thonë se Millo mund të jetë ekzekutuar edhe për shkak të problemeve që ai ka pasur në Itali, teksa ka qëndruar si emigrant.
Ekzekutikmi i 37-vjeçarit Millo erdhi në një moment kur sapo ai zbriti nga një makinë dhe u drejtuar për tek hyrja e banesës së të fejuarës së tij, që ndodhen në unazën e Elbasanit, pranë stacionit të Trenit. Në vrasjen e Millos dyshohet të kenë marrë pjesë dy persona, ku fillimisht e kanë qëlluar me dy plumba pistolete, e cila ka qënë me silenciator dhe më tej njëri prej tyre e ka qëlluar me thikë, disa herë duke i shkaktuar plagë të rënda. Pas krimit autorët janë larguar me shpëjtësi, duke mos u arrestuar nga policia dhe prokuroria e Elbasanit. Për momentin nuk dihet asnjë gjë lidhur me vendodhjen e tyre.
Me thikë
Në vrasjen e Millos dyshohet të kenë marrë pjesë dy persona, ku fillimisht e kanë qëlluar me dy plumba pistolete, e cila ka qënë me silenciator dhe më tej njëri prej tyre e ka qëlluar me thikë.
Asnjë i dyshuar
Pas krimit autorët janë larguar me shpëjtësi, duke mos u arrestuar nga policia dhe prokuroria e Elbasanit. Për momentin nuk dihet asnjë gjë lidhur me vendodhjen e tyre
Mungesa e kamerave në zonë, vështirëson punën e prokurorisë
Mungesa e kamerave të sisurisë në zonën ku ndodhi krimi, e ka bërë të vështirë punën e policisë për zbardhjen e autorëve. Gjatë mëngjesit të së dielës, policia ka kqyrur me imtësi të gjithë zonën, me shpresën e gjetjes të ndonjë kamere sigurie, por pa rezultat. Ndërkohë që telefoni i viktimës dhe dy gëzhojat e gjetura në vendin e krimit janë dërguar për ekspertim në laboratorin e policisë shkencore. Vrasja e Erion Millo, është e rradhës në Elbasan, pasi ky qytet kohët e fundit është tronditur nga një seri vrasjes së një pas njëshme me qëllim. Thuajsë të gjitha vrasjet e kryera kohët e fundit kanë mbetur pa autor, pasi policia dhe prokuroria e Elbasanit nuk kanë arritur të sigurojnë provat kundër autorëve të krimit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com