Vrasja në Kavajë, gjendet arma e krimit dhe makina në Durrës! Arrestohet miku i Habib Rexhës, e ndihmoi të largohet pasi kreu ekzekutimin

KAVAJË- Ervis Kurti, miku i Habib Rexhës, është arrestuar nga policia pasi e ka ndihmuar atë të largohet nga vendi i ngjarjes pas ekzekutimit të Arian Gosës. Ervis Kurti është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariat pas vetëdorëzimit të Rexhës, ndërsa tashmë është vendosur arrestimi i tij për përkrahjen e autorit të vrasjes së Arian Gosës. Arma dhe makina që përdori Habib Rexha për t'u larguar nga vendi i ngjarjes është gjetur në zonën e plazhit në Durrës, pasi vetë Rexha ka treguar vendin se ku e ka lënë. Ervis Kurti, miku i tij e ka shoqëruar deri në Durrës. Ervis Kurti ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen.

Habib Rexha u vetëdorëzua në polici pas negociatave me familjarët e të riut. Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, autori i ngjarjes ka mohuar të ketë bërë një planifikim për vrasjen e Arjan Gosës duke thënë se e kishte parë rastësisht brenda lokalit në Kavajë dhe nga gjaknxehtësia pasi iu kujtua vëllai i tij. 

Ekzekutimi i Arjan Gosës në 21 maj
Habib Rexha ka qenë i vetëm kur është afruar pranë lokalit dhe ka qëlluar me një plumb në kokë Arian Gosën e më pas është larguar në këmbë. Autori veproi i vetëm, e duket se është përpjekur që shenjën e hakmarrjes t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë fisit Gosa. Ashtu sikurse Arjani u ekzekutua në sy të të atit, edhe Altin Rexha kishte pasur të birin përdore kur Edmond Gosa, e qëlloi me armë dhe e la të vdekur.

Shkak për ngjarjen e rëndë që tronditi Kavajën, është bërë një përplasje mes fiseve Gosa dhe Rexha për konfliktin e ndodhur në mars të këtij viti, kur Edmond Gosa, vëllai i Arian Gosës dhe Altin Rexha, vëllai i autorit të krimit të ndodhur dy ditë më parë, u konfliktuan me njëri tjetrin për një shkaqe banale dhe të dy ndërruan jetë pas plagëve të marra.

Si ndodhi vrasja e Edmond Gosës dhe Altin Rexhës më 29 mars?
Një konflikt banal më 29 mars të këtij viti çoi në vrasjen e Edmond Gosës, alias Armand Gosa, dhe Altin Rexhës, alias Sali Rexha, në Kavajë. Ata kanë pasur një konflikt disa ditë më parë dhe më 29 mars ata u takuan rastësisht në një lokal, ku teksa u përpoqën të sqaronin sherrin, situata degradoi deri në vrasje.

Pyetja 'Pse më sheh ashtu' nga Edmond Gosa ka irrituar Altin Rexhës, i cili ka marrë thikën dhe ka plagosur Edmond Grosën. Më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur Altin Rexhën, por edhe vetë Edmond Gosa humbi jetën nga plagët që mori nga plagosja me thikë. Fisi Gosa mbahen edhe si “të fortët” në Kavajë. Në momentin që Gosa ka qëlluar me armë, në vend ngjarje ka qenë edhe fëmija i Altin Rexhës, i cili ishte futur në një dyqan.

E shkuara kriminale e Armand dhe Arian Gosës
Armand Gosa nuk ishte figurë e panjohur për drejtësinë pasi ishte përfshirë edhe më parë në një ngjarje kriminale. 10 vite më parë po në qytetin e Kavajës,  së bashku më vëllain e tij Arjanin, i cili mbeti i vrarë sot, masakruan me thika një person në vitin 2012. Viktima Gentjan Gjuzi humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë. Sherri në atë kohë lindi për një vajzë. dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

1684916234_page.jpg

 

Habib Rexha dhe Ervis Kurti

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:31
VIDEO/ Ekzekutoi 48 vjeçarin në Kavajë për të marrë hakun e vëllait, ja momenti kur Habib Rexha largohet me vrap pas vrasjes

 

Report Tv ka siguruar videon nga momenti kur Habib Rexha, largohet me nxitim, pasi vrau në një lokal në sy të të atit, 48-vjeçarin Arjan Gose, për të marrë hakun e vëllait.

Siç shihet edhe nga pamjet, Rexha është me armë në dorë dhe largohet me vrap në një drejtim të paditur.

Ora 10:18
Del FOTO, ja kush është Ervis Kurti, ndihmoi Habib Rexhën të largohet pasi kreu vrasjen në Kavajë

1684916156_erviskurti.jpg

Ky është Ervis Kurti, i cili ndihmoi Habib Rexhën të largohet nga vendi i ngjarjes pas kreu atentatin në Kavajë. Ervis Kurti, pas shoqërimit, tashmë është arrestuar nga policia për përkrahje të autorit në krim. Pas vrasjes ata janë larguar në drejtim të Durrësit, aty ku policia ka gjetur edhe makinën dhe armën e krimit. 

Ora 10:10
Vrasja e Arian Gosës në Kavajë, gjendet në Durrës arma e krimit dhe makina që përdori për t’u larguar me mikun e tij

1684916012_1684743446habibrexha.jpg

Arma dhe makina që përdori Habib Rexha për t'u larguar nga vendi i ngjarjes pas vrasjes së Arian Gosës është gjetur në zonën e plazhit në Durrës. Ka qenë vetë Rexha ka treguar vendin se ku e ka lënë. Ervin Kurti, miku i tij e ka shoqëruar deri në Durrës.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj 

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj