TIRANE - Gjykata e Tiranës i zgjati edhe për 30 ditë paraburgimin Flamur Ymerit, i akuzuar për vrasjen e dy personave të maskuar brenda shtëpisë së tij në Selit të Tiranës. Gjyqtari i masave, pranoi kërkesën e prokurorisë duke i zgjatur edhe për 30 ditë të tjera masën e sigurisë “arrest me burg”, duke i lënë kohë organit të akuzës të administroi provat e fundit shkresore të ngjarjes së ndodhur në mes të muajt dhjetor.
Sipas prokurorisë, Mjekësia Ligjore ende nuk ka zbardhur saktësisht kohën e vrasjes së Adnan Lulit dhe Ervin Shabës. Për këtë fakt, akuzës i duheshin edhe 30 ditë kohë për të parë, nëse Ymeri mban përgjegjësi për vrasjen e dy personave të maskuar apo e ka kryer krimin në mbrojtje të vetës dhe familjes. Kërkesë kjo që u pranua nga Gjykata, por u kundërshtua nga avokati mbrojtës si brenda ashtu edhe jashtë sallës së gjyqit.
Me ndihmën e ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe atyre të policisë shkencore, prokuroria ka arritur të zbardh vrasjet e kryer nga afër nga Flamur Ymeri, që sipas tij, i ka kryer në mbrojtje të vetës dhe pjesëtarëve të familjes, pasi dyshoi se ata ishin grabitës.
Hetuesit thanë se viktimat Luli dhe Shaba ishin të armatosur, të maskuar dhe me anë të kërcënimit kanë kanosur edhe bashkëshorten e të dyshuarit që pretendon se është i pafajshëm.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com