RRËSHEN- Vritet me armë zjarri në qendër të qytetit Armando Gjini 48-vjeç, i njohur si pjesë e grupit të Met Kananit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 pranë katedrales së qytetit. Viktima është qëlluar brenda automjetit të tij ku ka qenë bashkë me dy fëmijët e mitur. Bashkë me ta ka qenë edhe bashkëshortja e Gjinit e cila ka zbritur nga automjeti për t'u ndalur në një market. Autorët kanë shfrytëzuar këtë moment dhe janë afruar pranë automjetit duke e qëlluar për ta lënë të vdekur.
Rreth dy orë pas ngjarjes në Kodër-Rrëshen u gjet një makinë e djegur e cila dyshohet se është lënë nga autorët e vrasjes së Gjinit.
Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit. Viktima njihej edhe me emrin Tonin Gjini. 3 muaj më parë Armando Gjinit i vendosën një sasi eksplozivi në sediljen e automjetit. Ai diktoi pakon e eksplozivit pasi dërgoi fëmijët në shkollë duke njoftuar menjëherë forcat xheniere. Bomba shpërtheu menjëherë sapo u prek në tentativë nga forcat xheniere për ta nxjerrë pakon nga makina.
Gjini u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj të vitit të kaluar si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Ushtria e Met Kananit shkëmbente kanabisin nga Shqipëria me heroinë nga Turqia. Por 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burg, ndërsa hetimet e para janë pikërisht në këtë pistë.
VIDEO kur u gjet eksplozivi në mëkinën e Aramndo Gjinit në Maj 2019
Këto janë foto nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua brenda në makinë në sy të dy fëmijëve të mitur Armando Gjinit ku siç shihet makina është bërë shoshë nga plumbat. Vrasja ndodhi në qendrën e qytet të Rreshenit fare pranë Katedrales.
Një makinë e djegur është gjetur nga forcat e policisë rreth orës 13:30 në zonën e njohur si Kodër rrëshen. Dyshohet se ky automjet është përdorur nga autorët e vrasjes së Armando Gjinit.
Dioqeza Rrëshen e cila drejtohet nga Dom Gjergj Meta ka reaguar pas ngjarjes se rëndë ndodhur në mes te Rrëshenit, ku u ekzekutua me arme zjarri në sy të dy fëmijëve të mitur Armando Gjini i njohur si ushtari i Met Kananit.
"Mu në mes të ditës, në mes të qytetit, në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit, sot u mor një jetë në mënyrë kriminale, me gjakftohtësi, para syve të të gjithëve.
Deri kur kështu?", shkruan Dom Gjergj Meta.
Armando Gjini është ekzekutuar brenda automjetit të tij ku ndodhej bashkë me fëmijët. E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të tij. Vrasja ka ndodhur pranë katedrales në qendër të qytetit të Rrëshenit rreth orës 11:30 të ditës së sotme.
Bashkë me ta ka qenë edhe bashkëshortja e Gjinit e cila ka zbritur nga automjeti për t'u ndalur pranë një marketi në këtë zonë. Autorët kanë shfrytëzuar këtë monent dhe janë afruar pranë automjetit duke e qëlluar për ta lënë të vdekur në vend.
Armando Gjini i cili u ekzekutua ditën e sotme me armë zjarri në qendër të Rrëshenit njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si "Eskobari shqiptar" për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike.
Eksplozivi i vendosur në makinën e Armando Gjinit në maj 2019
Gjini u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj të vitit të kaluar si pjesë e grupit të baronit të drogës, Kanani. Vitin e kaluar në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Ushtria e Met Kananit shkëmbente kanabisin nga Shqipëria me heroinë nga Turqia. Por 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burgu.
Momenti i arrestimit të pjesëtarëve të grupit të Met Kananit në Maj 2018
Çlidhje ka politika ne kte pune, ministri le te jet kush te doje. Kur ti hyn ktyre puneve(8 ton hashash, trafik nderkombetar hashashi/heroine etc etc) s ka minister apo ministri te te mbroj. Nderroni rruge çuna se plumbi/burgu ju pret.
PërgjigjuEh Dom per sa kohe kemi Koqe minister qe deklaron kokat hengshin Shqiperia do vazhdoje te jete nje Sicili e II.
PërgjigjuZOYRI.NUK E KA FAIN KM RAMA DHE MINISTRI LLESHAJ SE DROGAXJIJT NUK PUNOJNE POR MERREN ME DROGE E PROSTITUTA. -ATA QE JANE..E DO MERREN ME KTE PUNE DO SHKOJNE NE "AMRRIKE"PARA KOHE.KOKEN HENGÇIN.
PërgjigjuCfare behet keshtu ministri lleshaj duhet te largohet menjehere nga KY post situata e kriminalitetit ne shqiperi eshte alarmante nuk na duhen ministra te politizuar
PërgjigjuKomunizmi iku mbaroi dhe ajo epoke ke ikur Emigranti USA. Eshte se keta qe sot po vriten duan te bejne leket pa mund dhe te pasurohen me krime. Krimi kete sjell. Kjo nuk eshte "pune" sic disa thone eshte krim dhe krimi keto pasoja ka.
I nderuar Adriani .Nuk eshte faji i Gjenelar Lleshi por eshte faji i vijes politike se ndjekur ne Shqiperi tash 30 vite demokraci 45 vite komunizem . Komunizmi ishte makineri dhune e vrasje , analfabetizem , e anti kulture . Pasajot jan afatgjate nga komunizmi . Po kur do vejme mire ne . Ne ate raste kur Shqiptaret do vendosin gishtin kokes dhe do heqin dore prej servilizmit politik qe ka nisur qe ne kohen e Enverit e deri ne kete momente.
C behet ne Shqiperi keshtu cdo dite nga nje vrasje . Ku do te vejme keshtu ? Ngushellime families dhe haram votat politikanet Shqiptare , Krimi ekziston ne ato raste kur nuk funksionon shteti.
PërgjigjuKur e fillon kete valle nuk del me i gjalle. Ja pra frytet e droges dhe krimit.
PërgjigjuCOJENI NE MIRDITE BATALJONIN KOSOVA OSE TOGER BABEN NGRIJENI NGA VARRI E DERGOJENI ATJE.MBRENDA 24 OREVE NE MIRDITE NUK DO KETE MA VRASJE.KJO ESHTE PROVU E KA DHANE REZULTATE TE SHKELQYSHME.
PërgjigjuVéllavrasjet s' do té ndalen kur né pushtetin popullor té socializmirät do té viné komunistét, pasardhés té Enver Hoxhés. Lavdi!