Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin e Suel Çelës. Në total janë 21 persona që janë dërguar për gjykim.

Përmes një njoftimi, SPAK bën të ditur se mbi 21 të pandehurit ‘pezhojnë’ një sërë akuzash, si 'vrasje të mbetura në tentativë', 'trafik droge' dhe 'korrupsion', të kryera në kuadër të organizatës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Mes të pandehurve, janë edhe disa emra të njohur, si ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni dhe gazetari Artan Hoxha, aktualisht analist në Syri TV mbi kriminalitet, i cili ndodhet në masën 'detyrim paraqitje'.

Po ashtu, nga hetimet është zbuluar se organizata kriminale e Suel Çelës ka pasur aktivitet jo vetëm në Shqipëri, kryesisht në qytetin e Elbasanit, por edhe në shtete të tjera. Kjo organizatë dyshohet se ka kryer trafikim të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, duke gjeneruar miliona euro fitime.

Të pandehurit janë:

1. Marjus Lulaj (alias Suel Çela) i shpallur në kërkim
2. Mario Çela i arrestuar
3. Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja) i arrestuar
4. Xhino Roka i arrestuar
5. Marsel Roka i arrestuar
6. Prekë Kodra i shpallur në kërkim
7. Ledio Zabeli i shpallur në kërkim
8. Sergej Hasanpapaj i arrestuar
9. Fuad Verzivolli i arrestuar
10. Bruno Hazizolli i shpallur në kërkim
11. Ado Xhika (alias Elkier Cerriku, alias Ado Cerriku) i arrestuar
12. Artan Hoxha nën masën 'detyrim paraqitje'
13. Pajtime Fetah në 'arrest shtëpie'
14. Metin Mehja i shpallur në kërkim
15. Skënder Sufaj i arrestuar
16. Marsel Shega (alias Bujar Shega) i arrestuar
17. Renato Hasani i shpallur në kërkim
18. Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka, alias Hajdar Sefa) i shpallur në kërkim
19. Blerina Beqiri nën masën 'detyrim paraqitje'
20. Elton Qyno
21. Dedan Gjoni i arrestuar

Banda kriminale, e cila synim kryesor ka pasur kontrollin e territorit kryesisht në Shqipërinë e Mesme, sipas SPAK, kishte depërtuar në sistemin e drejtësisë, në polici dhe në media, për të favorizuar anëtarët e organizatës kriminale, për të rënduar pozitën e kundërshtarëve, dhe për të goditur deri në vrasje, pjesëtarët e grupeve rivale të fisit Çopja.

NDIKIMI NË DREJTËSI

Sipas SPAK, organizata kishte arritur të korruptonte Dedan Gjonin (në arrest me burg edhe për dosjen Metamorfoza) i cili e ndihmonte organizatën me informacione, dhe ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu e cila duke shfrytëzuar pozicionin e saj lehtësonte pozitën e drejtuesit Suel Çela dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në proceset penale në ngarkim të tyre. Njëkohësisht – thotë zyrtarisht SPAK – grupit ndikonin te trupa gjyqësore për të rënduar pozitën ose masën e dënimit për anëtarët e grupit kundërshtar. Këto veprime të jashtëligjshme thotë SPAK, bëheshin në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale, nga të ardhura që përfitoheshin nga trafiku i kokainës.

IMPLIKIMI I GAZETARËVE

Suel Çela– thotë SPAK ka synuar të manipulojë perceptimin publik për të inkriminuar rivalët e grupit Çopja, duke i paraqitur ata si të paprekshëm, me lidhje të mundshme me politikën. Për realizimin e këtij skenari, SPAK thotë se janë përdorur 2 gazetarët, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, ndaj të cilëve u caktua masa “detyrim paraqitje”.

“Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas Suel Çelës, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik” thotë SPAK”, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.

PLANET PËR VRASJE

Goditja më e fortë që grupi i Suel Celës dyshohet se ka bërë ndaj rivalëve, është plani për të vrarë një nga njerëzit më të afërt të grupit Çopja, Bledar Muçën, i cili kishte shpëtuar në masakrën që iu bë Çopjave me 3 të vrarë e 6 të plagosur në lokalin e tyre në Elbasan. Muça cilësohej si njeriu më i afërt i numrit dy të organizatës, Florenc Çapja, që fshihet në Dubai. Bledar Muça u vra në Belgjikë më 22 janar të vitit 2022, por ndaj grupit të Suel Çelës SPAK ngre akuza vetëm për tentativën e vrasjes dhe jo ekzekutimin e tij jashtë vendit.

Sipas SPAK, Suel Çela fshihet edhe pas planit për të vrarë Ardian Çopjan, të konsideruar si kundërshtari më i fortë i tij. Dhe pikërisht me porosi të Suel Celës, dyshohet të jetë organizuar atentati me snajaper, më 8 qershor 2020 në Elbasan, vrasje që mbeti në tentativë, ndërsa pas këmbëzës dyshohet se ka qenë Prekë Kodra.

Tjetër akuzë e ngritur ndaj grupit të të shumërkuarit Suel Cela është sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasjen e Elvis Koçit, në vitin 2020 në Elbasan, atentat që dështoi.

Vëllai i kreu të organizatë, Mario Çela sipas SPAK është ndër anëtarët kryesor të grupit bashkë me Xhino Rokën, biznesmeni Bujar Shega, truri financiar i grupit (i arrestuar në Milano) i cili pastronte paratë dhe Klaus Matishi, që siç thotë Prokuroria e Posaçme, angazhoheshin në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda, përfshirë vrasjes dhe trafikun e kokainës.

TRAFIKU I KOKAINËS

Në trafikun e kokainës, SPAK thotë se organizata e Suel Çelës, porosiste për kokainë grupe të tjera kriminale shqiptare me lidhje të forta me bandat vendase krimit në Amerikën Latine.

“I gjithë aktivitetit financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda”, thotë SPAK.

Nga Amerika Latine kokaina trafikohej e fshehur në kontejnerë në mesin e produkteve të ligjshme, tranzit në disa porte europiane si Antverp e Roterdam. Por ka pasur edhe tentativa për të kryer transport të kokainës përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës.

Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej në blerjen e lëndës narkotike. Në gjendje cash-i në Shqipëri, në biznese në dukje të rregullt por edhe për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit.

SPAK thotë se ka dokumentuar gjithashtu edhe dy tentativë për të trafikuar 930 kg kokainë nga Ekuadori në Europë në dhjetor 2020 dhe 466 kg lokainë nga Ekuadori në Holandë në janar 2021.

Grupi akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Ardian Copjes, sigurimin e kushteve për të vrarë Elvis Kocin dhe Bledar Mucën, armë pa leje, organizatë kriminale, trafikim të drogës, grupit kriminal, korrupsion aktiv të funksionarëve të drejtësisë, shpërdorim detyre, pastrim parash, dhe korrupsion aktiv në sektorin privat, vepër që lidhet me gaztarin Elton Qyno. 

TË PANDEHURIT DHE AKUZAT:

Marjus Lulaj (alias Suel Çela) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, në mungesë, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2-22, 28/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/1 i Kodit Penal;

“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale,“Organizata kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike kokainë, në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike (kokainë) dhe fakti penal i verifikuar në datën 6.4.2020, ku është sekuestruar sasia prej 14 kg lëndë narkotike (kokainë) në Britaninë e Madhe; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, i kryer në bashkëpunim me të pandehurën Blerina Beqiri, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, pasi i ka premtuar dhe ka dhënë shuma parash si përfitim të parregullt të hetuarës Pajtime Fetah (gjyqtare), parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a, 25 i Kodit Penal (dy herë).

Mario Çela, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit, Ardjan Çopja më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, e kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2-22, 28/1 dhe 334, paragrafi i dytë i Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizatë kriminale” dhe “Kryerjë e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334, paragrafi i parë i Kodit Penal; “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a, 25 i Kodit Penal.

Klaus Matishi, (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë  bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale, “Organizatë kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, fëti penal i verifikuar në datën 6.4.2020, ku është sekuestruar sasia prej 14 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Britaninë e Madhe; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Xhino Roka, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest ne burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakt penal i verifikuar në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës, ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Marsel Roka, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më  8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal.

Prekë Kodra, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

Ledio Zabeli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

Sergej Hasanpapaj, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Fuad Verzivolli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest ne burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1, 333 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

Bruno Hazizolli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a dhe 25 të Kodit Penal.

Ado Xhika, (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe  “Organizatë kriminale” parashikuar nga nenet 301,302/2, 333/2 i Kodit Penal.

Artan Hoxha, i hetuar me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, i akuzuar për veprat penale:

“Korrupsion pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/b i Kodi Penal dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

Pajtime Fetah, e hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, e akuzuar për veprat penale:

“Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

Metin Mehja, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

 “Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça)  dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal si dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

Skënder Sufaj, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 6.9.2020, në Dover, Mbretëri e Bashkuar, ku shtetasit, Mile Pajic dhe Miodragan Ivankovic janë arrestuar pasi janë gjetur në zotërim të një sasie prej 54 kg kokainë; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a – 25 të Kodit Penal.

Marsel Shega (alias Bujar Shega), i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktruar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 13.12.2020, në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

Renato Hasani, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Hajdar Lala, (alias Hajdar Xaka; alias Hajdar Sefa), i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

Blerina Beqiri, e hetuar me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e akuzuar për veprën penale:

“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 – 25 i Kodit Penal.

Elton Qyno, i akuzuar për veprën penale:

“Korrupsion pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga nenet 164/b i Kodit Penal.

Dedan Gjoni, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprën penale:

 “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 193 i vitit 2023. Ky veprim procedurial është kryer për të vijuar hetimet për vepra të tjera penale.

Klikoni këtu për të parë njoftimin e plotë të SPAK

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:22
Në dosjet më të bujshme kriminale, kush është Suel Çela? I forti i Elbasanit që vijon të jetë i lirë, një emër dhe ‘mes’ politikës

1771751799_spaksuelcela.png

Historia e Suel Çelës me drejtësinë dhe organet ligjzbatuese nis në vitin 2006 në Elbasan. Në atë kohë, vetëm 18-vjeçar, ai u arrestua si i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të Roland Mustës. Ndaj tij u ngritën akuza për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, një sërë provash u shpallën të pavlefshme nga gjykata dhe në përfundim Çela u lirua në sallën e gjyqit. Gjyqtarët që dhanë vendimin e lirimit ishin Pajtime Fetahu, Zihni Shahu dhe Bujar Musta. Vendimi u kundërshtua ashpër nga familjarët e viktimës.

Në shtator të vitit 2017, ai u bë i njohur pas një përplasjeje me Policinë e Elbasanit në hyrje të tregut agro-ushqimor të qytetit. Sipas prokurorisë, një automjet “Audi” i blinduar, që dyshohej se drejtohej prej tij, u përplas me mjetin e policisë ku ndodhej zëvendësdrejtori Gjergj Oshafi dhe më pas u fut në ambientet e brendshme të tregut. Porta u mbyll dhe ai u largua nga vendi i ngjarjes. Prokuroria kërkoi 7 vite burg, por në nëntor 2019 Gjykata e Elbasanit e shpalli të pafajshëm për mungesë provash, ndërsa një person tjetër u dënua si autor i ngjarjes.

Për vite me radhë, emri i tij mbeti kryesisht brenda kufijve të Elbasanit, ku konsiderohej person me ndikim, gjë që është artikuluar edhe nga palët politike. Janë të bujshme akuzat e bëra mes eksponentëve të Partisë Demokratike për lidhje me të, veçanërisht Flamur Noka.

Emri i tij u rikthye fuqishëm në vëmendje në vitin 2022, kur u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, ai akuzohet si porositës i disa atentateve, mes tyre atentati i dështuar i 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, si dhe vrasja e administratorit të një shkolle private, Lulzim Masha.

Në nëntor 2024, SPAK vendosi një tjetër masë sigurie “arrest me burg” për Suel Çelën dhe 20 persona të tjerë, si pjesë e një organizate kriminale. Akuzat erdhën pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, ku sipas dosjes hetimore ai konsiderohet si drejtues i një organizate  të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe veprimtari të tjera kriminale, përfshirë tentativa vrasjeje.

Hetimet zbuluan edhe përplasjen mes Suel Çelës dhe grupit të njohur si “Çapjat” në Elbasan, konflikt që konsiderohet ndër më të fortët mes grupeve kriminale në qytet në vitet e fundit. Sipas dosjeve hetimore, rivaliteti lidhet me kontrollin e aktiviteteve kriminale dhe ndikimin territorial. Emri i Çelës është përmendur si palë rivale e grupit të drejtuar nga Ardian Çapja, i cili ka qenë objekt i disa atentateve. Një nga ngjarjet më të rënda ishte atentati ndaj Ardian Çapjës në vitin 2020, ku ai mbeti i plagosur rëndë.

Aktualisht, Suel Çela vijon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare. Pavarësisht masave të sigurisë të dhëna nga gjykata dhe akuzave të rënda që e konsiderojnë si kreun e një organizate kriminale të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe krime të tjera të rënda, ai nuk është arrestuar, duke i shpëtuar deri më tani prangosjes.