Vrasjet e 21 Janarit/ Taulant Balla: Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë, Ne presim drejtësi

Vrasjet e 21 Janarit/  Taulant Balla: Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë,  Ne presim drejtësi

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, mori pjesë sot në homazhet për viktimat e 21 janarit. Në përvjetorin e 14-të të vrasjes së Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtaj, ministri ishte mes zyrtarëve të tjerë nga radhët e Partisë Socialiste që, së bashku me familjarët, vunë lule në vendin ku u vranë viktimat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë. Ne kemi qenë dhe jemi qartësisht në anën e drejtësisë me besimin e palëkundur se i takon vetëm të drejtësisë së re të bëjë drejtësinë e munguar për 21 Janarin, në dritën e vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe me besimin te Prokuroria e Posaçme. Ne jemi në anën e drejtësisë dhe presim drejtësi,” thuhet në reagimin e ministrit Balla këtë 14-vjetor të ngjarjes tragjike në një postim në facebook. 

Ceremonia e heshtur zhvillohet çdo vit, ndërsa familjet, bashkë me dhimbjen që nuk shuhet ende, vazhdojnë të presin drejtësi.


Lajmi kryesor:

'Vrasjet e '21 Janarit' të qarta si drita e diellit' Rama: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën! SPAK i zënë me çdo gjë tjetër përveçse me këtë çështje


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tjetër silur i Rokos në Angli, djali i Rudi Vatës s'i ndal supergolat me Watford (VIDEO)

Tjetër silur i Rokos në Angli, djali i Rudi Vatës s'i ndal supergolat me Watford (VIDEO)