Hakmarrje dhe përplasje mes bandave, 6 vrasjet e bujshme që tronditën Shkodrën në 9 muaj! Asnjë autor në pranga

Shkodra pa frikë mund të konsiderohet kryeqendra e vrasjeve pa autorë! Në 9 muajt e parë të 2022-shit janë ekzekutuar 6 persona. Të gjitha vrasje të pazbardhura nga Policia e Shkodrës, ndaj dhe saga e hakmarrjeve vazhdon ku së fundmi viktimë mbeti një 19 vjeçar.

Erjon Xhenje, vetëm 19-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e së dielës, në lagjen “Kiras” në brendësi të një lokali. Në lagjen “Zooteknike”, është gjetur i djegur motori që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Më 2 shtator, u ekzekutua 57-vjeçari Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores, ky i fundit në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit. 5 ditë para vrasjes, Ismet Cekorja dha një intervistë për mediat, ku mohoi faktin se djali i tij është i përfshirë në ngjarjen për të cilën akuzohet.

Më 15 qershor, mbeti i vrarë 76-vjeçari Lulash Qepuri, pronar i një lokali në Shkodër. I moshuari u qëllua me armë në lokalin e tij nga një person i maskuar. Sipas dëshmisë së djalit të viktimës, autori ka lëvizur në këmbë nga ura e Bardhajve në drejtim të lokalit ku ndodhej me babanë e tij, dhe pasi ka qëlluar, është larguar duke përfituar nga errësira në zonë, në drejtim të Hotit të ri dhe më pas Postribës duke humbur gjurmët.

Një tjetër vrasje, ishte ajo e Naim Bajrit, ndodhur më 3 qershor. Bajri po konsumonte kafen e mëngjesit në afërsi të punës së tij bashkë me punëtorin Astrit Zeneli. Autorët ishin brenda makinës tip ‘Benz’ teksa qëlluan në drejtim të viktimës me 9 plumba, 8 prej të cilëve kapën shënjestrën, ndërsa me një plumb u plagos punëtori.

Më 12 prill, 55-vjeçari Nazim Bandula u vra në lagjen “Partizani” të Shkodrës, pak metra larg banesës së tij. Bandulla ishte një person i njohur për drejtësinë, pasi më parë i ishte vendosur dhe tritol në banesë.

Më 13 shkurt, 47-vjeçari Prek Tonaj u qëllua për vdekje armë zjarri kallashnikov nga një person i maskuar në ambientet e një lokali. Tonaj ishte punonjës i Ujësjellës Kanalizimeve në Shkodër. Ishte arrestuar 11 vite më parë pas dyshimeve se planifikonte vrasje për të marrë gjakun e të vëllait.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:30
Vrasjet e bujshme në Shkodër, PL: Kryeqendra e veriut nën terrorin dhe pushtetin e krimit

1663332795_WATERMARKREPORTtv.00355713.Still005.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PLS-së, Tedi Blushi ka reaguar për vrasjen e Erjon Xhenjes në Shkodër si dhe për 6 vrasjet e tjera ende të pazgjidhura në qytetin e Shkodrës. Blushi u shpreh se Shkodra ndodhet nën pushtetin e krimit.  

‘Shkodra nën terrorin dhe pushtetin e krimit dhe të bandave me mbështetje qeveritare!

Siguria e qytetarëve dhe e bizneseve në Shkodër është tronditur më rëndë se kurrë.

Kryeqendra e Veriut, ndodhet nën pushtetin e krimit për shkak të mbështetjes së hapur të Qeverisë për bandat më të rrezikshme lokale, të mbrojtura dhe të vëna në shërbim të saj.

Vetëm në 9 muajt të parë të vitit 2022 në Shkodër janë ekzekutuar 6 persona.

Të gjitha vrasje mafioze të pazbardhura nga Policia e Shtetit dhe ende pa autor.

Çdo qytetar në Shkodër i di shumë qartë motivet e krimeve, edhe Policia e Shtetit i di, por nuk bën asnjë përpjekje për të zbardhur vrasjet, arrestuar dhe nxjerrë para drejtësisë autorët, sepse direktiva që ka marrë nga Edi Rama dhe Bledi Çuçi është e qartë: “Hëngshin kokat e njëri-tjetrit. Pa krim nuk ka zhvillim”.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe lënien e Shkodrës nën sundimin e bandave të lidhura me pushtetin, i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit, në zbatim të ligjit dhe të Kushtetutës, të nisë pa vonesë rivendosjen e rendit publik dhe sigurisë së jetës në këtë qytet simbol të qytetarisë, dijes, arsimit dhe kulturës.

Shqiptarët meritojnë një Qeveri dhe Polici të Shtetit që lufton me zero kompromis krimin e organizuar në çdo qelizë të saj.

Partia e Lirisë garanton çdo qytetar shqiptar se që në ditën e saj të parë në pushtet do të nisë me vendosmëri të hekurt betejën për të çmontuar dhe shtypur me të gjithë forcën e ligjit bandat kriminale të Edi Ramës në çdo qytet të Shqipërisë.’- shkroi Blushi.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 20/09/2022 17:21

    Shumë keq të arrish deri aty sa të vrasësh fëmijë dhe pleq do të thotë që është degraduar , ska as burrëri dhe as besë e fe . Shkodranët e rregullt duhet ti ndjekin nga qyteti fare këta legena që bëjnë të tilla gjëra , mos ti pranojnë as familjet e tyre në asnjë vënd madje as fëmijët në shkollë mos tjua lejojnë se nuk e meritojnë ti bëjnë shëmbull pisat . Shteti ka 30 vjet që nuk ekziston sado që dalin këta kokëpalarët e opozitës që gjoja ata do bëjnë më mirë , të gjithë plera janë

    Përgjigju
  • Agjenti: 20/09/2022 13:29

    Bravo talebaneve malok. burrni duke vra femije 19 vjec dhe plak 80 vjec.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes