Vrasja në Krujë, pas sherrit në lokal, autori u bëri pritë pranë shtëpisë, zbulohet konflikti një dekadë më parë (VIDEO)

Report Tv mëson se autori Roland Pula pas sherrit në lokal ka shkuar ka marrë armën kallashnikov dhe u ka zënë pritë dy vëllezërve pranë banesës duke i qëlluar me breshëri më pas u largua me shpejtësi në errësirë. Sipas burimeve nga Kruja, mësohet se një dekadë më parë vëllai i dytë i viktimave plagosi me thikë xhaxhanë e autorit. Për krimin, ai kreu dënimin dhe doli nga burgu. Dy familjet kanë pasur përplasje për këtë ngjarje, por mësohet se më pas janë sheshuar. Pavarësisht këtij fakti, konfliktet mes dy vëllezërve dhe autorit kanë qenë të vazhdueshme, teksa të dy ishin të skeduar për vjedhje dhe grabitje.


Lajmi kryesor:

Pas sherrit në lokal, ekzekutohen në pritë dy vëllezër në Krujë! Autori i dënuar për vjedhje! Braktis makinën dhe zhduket, pista e hetimit (VIDEO)


d.ba./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A janë të domosdoshme listat e hapura?



×

Lajmi i fundit

John

FSHF hap hetim për përmbysjen e çuditshme të Bylisit ndaj Tiranës, i kërkon ndihmë kompanisë që dënoi Skënderbeun