Vrasjet në Shkodër/ Imzot Massafra: Disa pranojnë edhe plumbin kokës për shkak të krenarisë

Arqipeshkevi i dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra gjatë meshës së shenjtë në katedralen "Shën Shtjefni" për 200-vjetorin e lindjes së arbërëshit Andon Santori ka komentuar ngjarjet e rënda të ndodhura në Shkodër, vrasjen e Ferdinand Polisë dhe të dy vëllezërve Bilali një ditë më parë.

Arqipeshkevi Massafra solli historinë e një babai që kishte dy djem ku njeri e braktis për shkak se nuk i siguron pasuri. Arqipeshkevi u shpreh se fëmijët e sotëm nuk dinë të kërkojnë falje dhe të kuptojnë gabimet e tyre duke sjellë më pas veprime që i çojnë drejt sjelljeve negative si droga apo krimet.

Arqipeshkevi beri thirrje që të rinjtë të kuptojnë gabimet e tyre sepse në momentin kur kupton gabimin aty nis shpëtimi për gjithsecilin. "Vetëm si shkak i krenarisë që kemi kur gabojmë disa pranojnë që ti fusin plumb kokës dhe të mos tërhiqen edhe kur e dinë se janë gabim. Kjo nuk është gjëja e duhur" deklaroi Massafra. 

Po ashtu, ai bëri thirrje që të gjithë të mos i bëjnë keq të tjerëve dhe të falin si e vetmja mënyrë për të shkuar pranë Zotit në parajsë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj