Vrasjet në vend, Salianji: Krimi ka marrë dhenë, ministri Brendshëm s’dihet ku është fshehur! Sula: Rendi si ‘ligji i xhunglës’

Vrasjet në vend, Salianji: Krimi ka marrë dhenë, ministri Brendshëm s’dihet ku është fshehur! Sula: Rendi si ‘ligji i xhunglës’

Dash Sula dhe Ervin Salianji

Opozita ka reaguar për situatën e rendit dhe sigurisë në vend, ndërsa në harkun e 48 orëve janë shënuar 6 vrasje dhe plagosja nga efektivi Erjon Goxhara. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji shkruan se vrasjet, plagosjet, vjedhjet po bëjnë kërdinë në vend, por halli më i madh i policisë është si të manipulojë dhe fshehë krimet.

Salianji shkruan se ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha nuk dihet as ku është fshehur, ndërsa thotë se policia nuk po kap dot as kriminelët ordinerë, ndërsa oligarkët e krimit emërojnë shefat e policisë.

“Rendi dhe siguria publike në pikiatë, vrasjet, plagosjet, vjedhjet po bëjnë kërdinë ndërkohë që halli më i madh i policisë politike është si të mbulojë, manipulojë dhe fshehë krimet!  Policia e politizuar po politizohet dhe më tej, për të dhënë mesazhin tek banditët që më kriminelët mbrohen! Parandalim as që bëhet fjalë por policia nuk kap dot as kriminelët ordinerë, oligarkët e krimit ndërkohë emërojnë drejtuesit dhe caktojnë shefat e policisë!

Vetëm çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe rikthimi i saj në shinat e ligjshmërisë rikthen besimin tek punonjësit e policisë dhe e kthen policinë e shtetit në shërbim të interesave të qytetarëve dhe jo në interesa të bandave!  Ndërkohë që krimi ka marrë dhenë në rrugë ministri i Brëndshëm as dihet ku është fshehur”, shkruan Salianji.

Një reagim ka pasur edhe deputeti demokrat, Dash Sul, i cili thotë se institucionet shqipatre janë në ditët më të errëta. Sipas tij, situata e rendit në Shqipëri Shqipëri po funksionon me “ligjin e xhunglës”, ku i forti e ha më të dobëtin.

“Institucionet shqiptare ne ditët më të errëta. Situata e rendit në Shqipëri po funksionon me “ligjin e xhunglës”. Pa rregulla dhe ku i forti e ha më të dobëtin. Sula përmend edhe vrasjen e Egli Progës në Pogradec, ku thotë se policia tentoi të manipulojë ngjarjen.

“Aq keq është situata në Shqipëri, aq shumë ka rënë besimi se institucionet ligjzbatuese mund të bëjnë drejtësi saqë edhe punonjësi i policisë, gardiani i rendit publik shkon e qëllon 6 herë një tjetër punonjës të shtetit për të bërë vetëgjyqësi. Kur edhe ai që është brenda sistemit nuk ka besim te institucionet, atëherë çmund të themi për qytetarët?!

Në fakt nuk na lanë shumë kohë të mendonim sepse vetëm disa orë më pas, fatkeqësisht mediat raportuan një tjetër ngjarje të rëndë. Dy vëllezër vrasin dy persona të tjerë. Të dhënat e para edhe në këtë rast tregojnë për vetëgjyqësi. Madje ky rast në Velipojë ishte një kronikë e paralajmëruar sepse kishte patur një ngjarje në fillim të sezonit turistik. (Roli i policisë për parandalim, në drejtim të paditur)

Për më tepër këto ngjarje që tronditën dje opinionin publik ndodhën në ditën kur në Tiranë protestohej për vrasjen e një qytetari të pafajshëm nga një eksponent me lidhje të larta me Partinë Socialiste në Pogradec dhe që akuzat janë të shumta për manipulim të provave dhe zbutje të akuzave. "Peshku qelbet nga koka”. Kur pushtetarët e niveleve më të larta nuk kanë respekt për ligjin dhe institucionet ligjzbatuese, ata janë modeli më i keq që reflektohen te shoqëria”, shkruan Sula.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Sfida e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës në fushë neutrale, dalin në shitje biletat e Kombëtares

Sfida e Ligës së Kombeve kundër Ukrainës në fushë neutrale, dalin në shitje biletat e Kombëtares