Pas Shqipërisë, edhe Kosova i thotë stop bixhozit

Pas Shqipërisë, edhe Kosova i ka thënë stop bixhozit. Në seancën parlamentare, deputetët e Kosovës kanë miratuar me 74 vota pro një projektrezolutë e cila pezullon për 30 ditë lojërat e fatit. Kjo për t’i dhënë afat qeverisë kosovare që të sjellë në Kuvend projektligjin që do t’i ndalojë ato për një afat 10-vjeçar.

Nismëtari i kësaj resolute ka qenë kreu i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti i cili tha në seancën e jashtëzakonshme, se kjo është zgjedhja më e mirë për të ndaluar që kazinotë të ushqejnë krimin.

 “Shteti i Kosovës duhet të mbrojë qytetarët, mirëpo është për të ardhur keq, që institucionet reagojnë vetëm pas ngjarjeve tragjike. Në Kosovë ekzistojnë 1.645 aparate të licencuara të lojërave të fatit. Nuk duhet të lejojmë që kazinotë të ushqejnë krimin, e lojërat e fatit të përcaktojnë fatin e individëve dhe të familjeve tona”, ka thënë Hoti.

Projektrezoluta bëri bashkë të gjitha forcat politike në Kosovë, duke marrë aprovimin e të gjithë aktorëve politikë.

Vendimi i shtetit të Kosovës erdhi pas ngjarjeve të rënda, ku brenda një jave, dy të rinj, një në Lipjan dhe një në Suharekë humbën jetën në lokalet e basteve.

Një vendim të tillë, për mbylljen e të gjithë pikave të basteve dhe kazinove, Shqipëria e ka marrë që në fundin e vitit të kaluar, vendim ky që është përshërndetur nga të gjithë qytetarët.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 22/03/2019 19:25

    Mbyllja e lojerave te fatit e veqmas kazinove dhe shtepive publike eshte dashur te mbylleshin moti,qe nga qlirimi i kosoves nga serbia e veqmas qe nga shpallja e pavaresise e jo te pritej deri sa filloi vrasja e njerezve,por une mendoi se bashke me kete vendim duhet te ndalohen edhe shume njerez qe jane pjese e kuvendit,prandaj dyshoi se ky vendim eshte me prapavije pasi kolegu i avdullah hotit,anton quni eshte pjese e struktures komanduese nese jo direkt 100% indirekt pasi vllau i tij ( D.Quni) jo vetem qe ka shume kazino ne kosove e veqmas ne Gjakove e Prizren por edhe te tjerat kudo qe jane i kontrollon,kete duhet ta dij avdullah hoti dhe njepule deputete qe sot pasdite ishte ne Tv klan dhe qe mburrej se kjo deklarate eshte sukses i tyre,prandaj bashke me mbylljen e kazinove duhet te ndalohen edhe organizatoret e tyre,e kur ata kane familjare me pushtet si anton quni ateher kush beson se do te ndalohen kazinot!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki