Gjykata e Apelit në Shkodër ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të lënë në fuqi dënimin me 5 vite burg për ish-shefin e Anti-terrorit në Drejtorinë e Policisë Lezhë, që akuzohet për vrasje nga pakujdesia.
Skënder Seferi apeloi vendimin e Shkallës së Parë, por Apeli ka lënë në fuqi masën e dënimit me 5 vite burg.
Skender Seferi akuzohet për vrasjen nga pakujdesia të 15-vjeçarit Armando Skandaj në një postbllok policor.
Ngjarja në vitin 2010
Ngjarje e rëndë ka ndodhur në vitin 2010 në kohën kur viktima ishte 15 vjeç dhe ndodhej në automjetin e të vëllait, gjatë një operacioni përmes të cilit policia tentoi t’a kapte, por që u vetëdorëzua.
Djali në atë kohë u gjend në pjesën e pasme të makinës dhe humbi jetën aty.
Ngjarja ka ndodhur me 17 korrik të 2010-ës në “Urën e Cenit” në Lezhë, ndërsa Ardit Skanda ka udhëtuar me vëllain e pajetë në mjet mbi 6 kilometra për t`i shpëtuar policisë.
Në momentin që e kuptoi se vëllai më i vogël kishte humbur jetën, ai ka lënë makinën në rrugë bashkë me trupin e pajetë të vëllait në fshatin Balldre dhe pasi ka kaluar lumin është dorëzuar.
Ardit Skandaj pati dëshmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në lidhje me ngjarjen fatale ku humbi jetën vëllai i tij vetëm 15 vjeç, por prokuroria i mbylli hetimet për vrasjen e të miturit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com