SHKODËR- Është zhvilluar këtë të enjte séanca gjyqësore ndaj Sokol Mjacajt, i cili akuzohet për ekzekutimin e çiftit çek në muajin korrik të këtij viti në Dukagjin.

Edhe pse nën masa të forta sigurie Mjacaj ka qenë mjaft i qetë në sallë. Pa nisur ende seanca ai i ka kërkuar trupit gjykues që kryesohej nga gjykatësi, Arbër Çelaj, që t’i caktonte një avokat mbrojtës pasi nuk dispononte lekë për ta paguar atë, kërkesë e cila u mor parasysh nga togat e zeza.

Me të nisur séanca gjyqësore, avokatja mbrojtëse Elvira Jakova i ka kërkuar trupit gjykues gjykim të shkurtuar pasi çështja mund të zgjidhet në gjendjen që janë faktet, pasi nuk disponojnë prova të tjera përveç atyre të paraqitura nga akuza. 

Pasi janë tërhequr për të marrë vendimin, trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes, vendimqë është cilësuar i çuditshëm nga avokatja Elvira Jakova e cila shprehu kërkesën tjetër  për vënien e 3 grupeve eksperimi psikologjik në dispozicion të Mjacaj.
 
Por edhe kjo kërkesë është hedhur poshtë nga ana e gjykatës. Mungesa e 5 dëshmitarëve të çështjes, të cilët u thirrën në seancë nga prokurorja Shqiponja Milla, detyroi akuzën që të shtyjë seancën për në muajin nëntor.
 
Prokuroria pritet të kërkojë burgim të përjetshëm për Sokol Mjacajn për vrasjen e dyfishtë. Në seancën e sotme ishin edhe përfaqësues të ambasadës çeke në vendin tonë. 

Sokol Mjacaj ekzekutoi në korrik të 2015- ës në Prekal 2 turistët çek Michael Svatos dhe të dashurën e tij Anna Kosinova pasi tentoi t’i grabiste. Mjacaj u arrestuar pak ditë pas krimit në fshatin e Grudës ndërsa tashmë pret gjykimin nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)