Report Tv ka siguruar pamje të arrestimit të Sokrat Vatës që vrau me thikë 21-vjeçarin portugez Luis Miguel Varela Mendes në beach bar-in “Principotes” në Ksamil.

29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një automjeti. 

Siç shihet edhe nga pamjet forca të shumta policie kanë ndërhyrë në Levan të Fierit. 'Dil jashtë ore, ku do shkosh', dëgjohen të thonë shërbimet e policisë, teksa pasi e nxjerrin nga bagazhi e vendosin në tokë.

Pamjet tregojnë edhe momentin e kapjes së 31-vjeçares turke e cila drejtonte automjetin dhe pasagjerit gjithashtu turk, i cili fillimisht refuzon të dalë nga makina.

"Hajde se e marr unë atë", dëgjohet të thotë një efektiv.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Ksamil, punonjësi i ‘Principotes’ vret turistin portugez me thikë brenda beach-barit! Sherri për një vajzë, autori kapet në bagazhin e makinës së dy turqve! Në pranga edhe 10 të tjerë (EMRAT + VIDEO)