Vrau babain e dy fëmijëve për pazare droge në Itali? Shqiptari kyç gojën para hetuesve

Vrau babain e dy fëmijëve për pazare droge në Itali? Shqiptari kyç gojën para hetuesve

Momenti i arrestimit të shqiptarit Marsel Disha Romelli

Një ditë pasi sherri i nisur mes shqiptarëve në një lokal në zonën e Chiarit në Brescia përfundoi me vrasjen e 32-vjeçari Arben Kola, mediat italiane publikojnë edhe identitetin e autorit. Ai është Marsel Disha Romelli 26 vjeç dhe u arrestua pak orë pas krimit, teksa tentone të arratisej. Mediat italiane shkruajnë sot se Romelli nuk ka pranuar të flasë para hetuesve.

Referuar burimeve policore, autoritetet thonë se dy shqiptarët kishin njohje prej disa kohësh me njëri-tjetrin. Po ashtu saktësohet se si viktima, ashtu edhe autori, kanë pasur në të kaluarën precedent në lidhje me drogën. Ndërkohë që nuk dihet nëse sherri që i shkaktoi vdekjen 32-vjeçarit të ketë lidhje me këtë pistë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Chiari mesnatën e së martës dhe të mërkurës në një lokal. 32-vjeçari Arben Kola, baba i dy fëmijëve, u dhunua për vdekje nga 26-vjeçari Romelli. Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda, pasi i ishte shpuar një arterie. Autori Marsel Disha Romelli u arratis pas krimit, por u arrestua disa orë më vonë nga policia italiane. Ky i fundit dyshohet se e ka goditur 32-vjeçarin  me një send të fortë në gjoks, gjë që i ka shkaktuar edhe vdekjen. Por policia ende nuk e ka gjetur armën e ftohtë që është përdorur në krim.

Hetuesit italianë dyshojnë se 26-vjeçari mund të ketë përdorur një kaçavidë ose një shishe të thyer, por deri më tani kjo mbetet në kuadrin e hipotezës.

Po kështu, hetimet vazhdojnë për të zbardhur shkaqet e sherrit mes dy shqiptarëve, që i morën jetën 32-vjeçarit Arben Kola.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen