Ylber Luli dhe Andi Vulaj, u përplasën me sy me njëri-tjetrin teksa ndodheshin në një lokal në pedonalen e Shkodrës. Kaq duhej që mes të rinjve debati “pse me sheh” të mos mbyllej aty.

Më i riu 24-vjeçari Ylber Luli, kur ka mbërritur në shtëpi, i ka dërguar mesazhe dy shokëve të tij, që t’i sillnin në banesë për sqarim, Andi Vulajn, 25 vjeçar

Vulaj pranoi, dhe i shoqëruar nga dy personat që e ftuan, kishte marrë me vete edhe një armë.

Ylber Luli vetë, doli me thikë.

Ai që duhej të ishte sqarim, ia la vendin konfliktit mes tyre.

Brenda banesës, siç ka dëshmuar në polici, ndodhej në gjumë babai 63-vjeçar i të riut, Qamil Luli, i cili tha se ishte në gjumë dhe u zgjua kur dëgjoi zhurma jashtë nga sherri mes djalit të tij dhe autorit të dyshuar.

Babai ka pranuar para bluve, se kanë goditur me thikë autorin e dyshuar, ndërsa më pas 25-vjeçaru qëlloi me armë djalin e tij. Një plagë në pjesën e barkut rezultoi fatale dhe i mori jetën.

Para togave të zeza doli vetëm Andri Vulaj, të clin gjyqtarja Zamira Lila e la në masë arrest në burg, sic u kërkua nga prokurorja Albulena Kuliçi.

I riu nuk ka dhënë ende asnjë deklarim as para gjykatës dhe as në polici. Avokati i tij Arbër Raja dha se klienti ka dëmtime me thikë në fytyrë, në qafë dhe në dorë, dhe kërkoi një akt ekspertimi. Babai i të ndjerit nuk është arrestuar, pasi ende po hetohet se kush qëlloi me thikë ndaj të dyshuarit.

Vetëm pas njohjes me dosjen, i riu pritet të vendosë nëse do të japë versionin e tij për atë që ndodhi mbrëmjen e 8 shtatorit, ndërsa aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë