U arrestua për vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e Roland Kolaverit 1 vit më parë në Kamëz, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Gazmir Dacin, të riun që 3 muaj më parë i shpëtoi atentatit në burgun e Vaqarrit.

Ndërkohë për babain e Gazmir Dacit akuza kërkon dënim me 6 vite burgim.

Vendimi për Dacin pritet të jepet javën e parë të nëntorit në Gjykatën e Tiranës. 

Dy muaj më parë, Gazmir Dacit iu bë atentat me armë snajper në burgun e Vaqarrit. Daci u qëllua nga jashtë burgut, por plumbi preku nw kwmbw tw dwnuarin nga Kosova, Lilli Dulaj. 

Policia dyshoi se objekti i këtij atentati ishte Gazmir Daci, në shenjë hakmarrje për vrasjen e një viti më parë në Bathore. Si autorë të dyshuar të këtij atentati ranë 
Ergys Kolaveri, 25 vjeç, (vëllai i Valmir Kolaverit i vrarë nga Gazmir Daci) dhe kushëriri i tij, Enea Ceka 24 vjeç, të dy banues në Tiranë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com