Vrau gazetaren në Maltë, autori pranon krimin: Ta kisha ditur se kush ishte, do kisha marrë më shumë lekë! Për mua është biznes

Vrau gazetaren në Maltë, autori pranon krimin: Ta kisha ditur se kush ishte, do kisha marrë më shumë lekë! Për mua është biznes

George Degiorgio

MALTË- George Degiorgio ka pranuar se ka vrarë gazetaren anti-korrupsion Daphne Caruana Galizia, madje ka bërë edhe një deklaratë shokuese, duke thënë se nëse do e kishte ditur se kush ishte, do kishte kërkuar më shumë para për vrasjen e saj. 

George Degiorgio, i cili së bashku me vëllanë e tij Alfred dhe një bashkëpunëtor, Vince Muscat, është akuzuar për vrasjen e Caruana Galizia në Maltë në tetor 2017, tha se në këtë vrasje do të komplomentonte edhe persona të tjerë, ‘pasi nuk do të fundosen të vetëm”.  

"Po ta dija, do të kisha marrë 10 milionë. Jo 150,000’, tha ai.

Degiorgio tregon se e gjitha ka qenë një biznes, që e bënte si zakonisht

“Për mua ishte thjesht biznes. Po. Biznes si zakonisht. Sigurisht që më vjen keq”, shtoi ai, duke këmbëngulur që nuk e dinte se Daphne Caruana Galizia ishte një njeri i thjeshtë, dhe jo një kriminele.

"Unë kurrë nuk e kam takuar atë në jetë”, tha ai.

Motivi i “deklaratës” së tij, është ulja e dënimit për veten dhe vëllanë, Alfredon.

“Ne nuk do të fundosemi vetëm”- tha ai.

Gazetarja e ndjerë Caruana Galizia pretendonte korrupsion në nivelet më të larta të qeverisjes në vendin e vogël ishull mesdhetar dhe për shumë ajo njihej si versioni grua i WikiLeaks.  Gazetarja investiguese kishte luftuar me dhjetëra padi shpifje dhe ishte arrestuar dy herë. 

Për vite, me radhë investigimet ishin bllokuar por në 2019 disa ministra të qeverisë, përfshirë edhe Kryeministrin Joseph Muscat, dhanë dorëheqjen pas ngritjes së dyshimeve  për përfshirjen e tyre me personat e akuzuar për vrasjen e saj.  Biznesmeni Yorgen Fenech u arrestua në vitin 2019 ndërsa po arratisej në një jaht.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave