Vrau ish-gruan e kunatin në Rrëshen, 47-vjeçari vetëvritet në shtëpinë e tij në Lezhë pas 2 ditësh në arrati! U rrethua nga policia, plagosi në këmbë efektivin

LEZHË - Merr fund tragjikisht arratia dy ditore e 47-vjeçarit që vrau ish-bashkëshorten dhe vëllanë e saj më 25 shkurt në Kodër Rrëshen. Fatmir Kolecaj vrau veten mbrëmjen e kësaj të enjteje, në oborrin e banesës së tij në fshatin Zejmen të Lezhës, pasi u rrethua nga policia, duke i dhënë fund jetës në të njëjtën ditë që u përcollën në banesën e fundit edhe vëlla e motër.  

Ai fillimisht ka bërë rezistencë duke qëlluar ndaj efektivëve të policisë që zbuluan se 47-vjeçari ndodhej në banesë, ku pasi ka qëlluar me armë në drejtim të uniformave blu, la të plagosur në këmbë një efektiv. Me thirrjen e përforcimeve me forcat RENEA, kur ka kuptuar se nuk kishte asnjë mundësi për të shpëtuar nga arrestimi, ka vrarë veten me armë.  Fatmir Kolecaj jetonte i vetëm në banesën në Zejmen të Lezhës, pasi babai dhe vëllai ishin në emigracion, ndërsa nëna i kishte ndërruar jetë vite më parë.

Dy ditë më parë (më 25 shkurt) ai vrau në Kodër Rrëshen ish-gruan Esmeralda Filopati 36 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, dhe kunatin, 34-vjeçarin Vledison Filopati,  pasi u bëri pritë në hyrje të banesës së tyre. 47-vjeçari kishte tentuar vetëvrasjen edhe në 2017 në kohën kur ishte i burgosur në Shënkoll të Lezhës, pasi u dënua për dhunë në familje dhe armëmbajtje. Pasi doli nga burgu një vit më parë konfliktet për kujdestarinë e fëmijëve vijuan dhe mbrëmjen e së martës kreu vrasjen e dyfishtë. Ai ishte divorcuar me Esmeraldën 3 vite më parë.

1582837540_1582825513KOLECAJ.jpg

Si u rrethua nga policiaForca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkuan me efektivë të RENEA, FNSH-së, madje edhe me dron për autorin e ngjarjes. 47-vjeçari ka qenë i fshehur në pyjet e Mirditës dhe kishte udhëtuar në këmbë drejt pyjeve të Lezhës për të mbërritur në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës. Para se të futej në banesë ai është lokalizuar nga policia që i kanë bërë thirrje të ndalet, por nuk është bindur. Me evidentimin e këtij fakti, Forcat e FNSH-së të Shkodër krijuan perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i bënë thirrje autorit që të dorëzohej. Por Fatmir Kolecaj ka hapur zjarr duke lënë të plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës të FNSH-së, Shkodër. Më tej forcat speciale Renea krijuan një rrethim të dytë ku i bënë thirrje autorit të hidhte armën dhe t'i dorëzohej policisë. Por autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s'kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka vrarë veten me armë zjarri, njofton Policia e Shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
Momenti ku efektivi i plagosur dërgohet nga Lezha te Spitali i Traumës në Tiranë (VIDEO)

Në video shfaqet momenti ku efektivi i plagosur Kastriot Haxhiaj sillet me ambulancë nga Lezha në Spitalin e Traumës në Tiranë.  51-vjeçari ishte në gjendje të vetëdijshme dhe se gjendja e tij sipas mjekëve nuk është kritike.

Në pritje të tij në Spitali i Traumës ishte dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ora 20:56
Mbeti i plagosur nga 47-vjeçari që vrau ish gruan dhe kunatin, efektivi dërgohet për trajtim në Tiranë

Efektivi që mbeti i plagosur gjatë rrethimit të 47-vjeçarit Fatmir Kolecaj, është dërguar në Tiranë ku ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin e Traumës.

Kastriot Haxhiaj, 51 vjec, nga Lezha, ka marrë plagë në këmbë dhe situata e tij nuk është kritike për jetën. Ai po merr mjekimin e duhur në Spitalin e Traumës. ndërsa mbeti i plagosur gjatë gjuajtjes me armë zjarri nga Fatmir Kolecaj, i cili më pas vrau veten.

 

Ora 19:11
Policia e Shtetit jep informacionin zyrtar per vetëvrasjen e 47-vjeçarit që ekzekutoi ish-gruan e vëllanë e saj

"Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së mbrëmjes të datës 25 shkurt në Kodër Rrëshen ku mbetën të vrarë me armë zjarri vëlla e motër, forca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive kanë bërë të mundur që të lokalizonin autorin e ngjarjes i cili në orët e mbasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë  nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe ti dorëzohej Policisë.

Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s'kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes", njofton policia e shtetit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gigi: 28/02/2020 11:37

    Kush me thote:FAJINE QË KANË ATA FËMIJË QE NGELEN RRUGEVE JETIM!!!pse???per cfar??? O njeri i idiot.

    Përgjigju
  • Vlonjati Pjella e Pjelles së Lushnjarit: 27/02/2020 22:24

    Shtazë

    Përgjigju
  • C.B: 27/02/2020 21:05

    Pse tragjikisht, a mund te quash tragjike vetvrasjen e ketij ?

    Përgjigju
  • Pirro: 27/02/2020 19:54

    Këta duhet ti vrasë policia,nuk kanë pse qëndrojnë nëpër burgje e të hanë në kurriz të taksapaguesëve shqiptarë.

    Përgjigju
  • Loran: 27/02/2020 19:09

    Morri ate qe i takonte

    Përgjigju
  • Tols: 27/02/2020 18:50

    Epaka ber mire qe pqsoa vrar vehten maskarai pasi e dite mire se kudote perfundonte edhe aji siqene ne koshin e plereve dote perfundonte.Te gjitha ata qe vrasin i pret ky fund tragjik odot vritet nga dikush ose dot vetvritet.Boll i kaduruar ky popull keto fytyra cjerzore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5