Vrau me armë vëllanë në Lushnjë pas konfliktit për tokën më 6 Mars, Prokuroria Fierit çon në gjyq 77-vjeçarin! Historia e konfliktit të pronësisë
Nazif Musai, në momentin e arrestimit nga policia
Lushnjë- Krimi në familje i ndodhur më 6 mars të këtij viti në fshatin Çukas i Ri i Lushnjës, ku vëllai vrau me armë vëllanë pas një konflikti për një sipërfaqe toke, shkon në dyert e Gjykatës së Fierit për proces.
Prokuroria e Fierit mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin Nazif Musai, 77 vjeç, në akuzë për ‘vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai akuzohet se vrau me pistoletë Haziz Musain, 70 vjeç, i cili e sulmoi i pari me sëpatë pas sherrit për rrugën që kalonte në tokat e tyre, duke e plagosur.
“Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.379, të vitit 2024, rezultoi e provuar se në datë 6 mars 2024, rreth orës 08:00, në fshatin Çukas i Ri, Njësia Administrative Allkaj, Bashkia Lushnjë, ka pasur një konflikt fizik mes shtetasve N.M dhe A.M, vëllezër me njëri-tjetrin, lidhur me çështje pronësie”, thuhet në dosjen e organit të akuzës.
Krimi ndodhi në fshatin Çukës të Lushnjës, kur dy vëllezërit u përfshinë në konflikt për çështje pronësie. Shkak për sherrin që nisi me sëpata e përfundoi tek pistoleta, është bërë një sipërfaqe e vogël toke, e cila ndodhet mes dy shtëpive të vëllezërve Musai.
Burimet bëjnë të ditur se vëllezërit nuk kishin gjetur dakordësinë për ta përdorur këtë tokë si rrugë për të futur makinat në oborret e shtëpive.
Fillimisht Haziz Musai, 70-vjeç, ka goditur me sëpatë të vëllanë, Nazifin, 77-vjeç, duke i shkaktuar plagë në trup. Më pas 77-vjecari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në kokë vëllanë. 70-vjecari Haziz Musai u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7360
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq në Fier/ Disa fshatra pa energji elektrike
22 Nëntor, 18:51
-
Moti i keq në Lushnjë/ Rrugët kryesore në pushtetin e ujit! Ndërprerje e energjisë elektrike në qytet dhe zona rurale (VIDEO)
22 Nëntor, 18:29
-
Komedia ‘Ëndërr në papafingo’ në skenën e Teatrit të Fierit! Regjisori Leka Bungo: Trajton familjen socialiste në vitet ‘70
22 Nëntor, 18:12
-
Masat pas vrasjes së Martinit, shqiptarët në shumicë dërrmuese pro mbylljes së TikTok e Snapchat! Fieri nis blerjen e kamerave për kopshtet e shkollat
22 Nëntor, 17:00
-
Lushnjë-Rrogozhinë/ Makina me shpejtësi del nga rruga dhe përplas dy mjetet e parkuara para hotelit, s’ka të lënduar! Policia ndalon drejtuesin, shkak dyshohet edhe lagështia
22 Nëntor, 16:58
-
Po transportonin emigrantë drejt Shkodrës, 5 të arrestuar, braktisën mjetin pasi panë policinë
22 Nëntor, 12:40
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Aksident në aksin Petovë-Libofshë/ Makina përplaset me motorin, 1 në gjendje të rëndë! Dërgohet drejt Traumës
20 Nëntor, 18:23
-
Fier/ Vrasja me thikë e 20-vjeçarit nxënës te ‘Petro Sota’, familjarët kërkojnë hetime më të thelluara: Gjykata të kthejë dosjen në prokurori
20 Nëntor, 17:49
-
VIDEOLAJM/ ‘Dielli i Zi’ në Roskovec, spektakli magjepsës i zogjve shtegtarë
20 Nëntor, 15:05
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Lushnjës Artan Hazbi
20 Nëntor, 10:51
-
Nëna denoncon në media: Kanë tentuar të më rrëmbejnë fëmijën 11-vjeç! Policia sqaron situatën për Report tv: Është trembur!
19 Nëntor, 15:30