Është vetëm 18 vjeç, por me gjakftohtësi zbrazi kallashnikovin mbi moshatarin e tij, duke i marrë jetën. Fabian Muçllari, banor i fshatit Vërdovë në Pogradec tani ndodhet pas hekurave për vrasjen e Fabio Hila, 18 vjec, banor i Pogradecit. Por, Fabian Muçllari ishte një personazh i njohur për policinë e zonës. Me një kërkim të lehtë në rrjetin social Facebook, adoleshenti e zbulon vetë tiparin e tij kryesor, dhunën.
Në cdo fotografi ai vetëprezantohet si një gangster, tip që adhuron armët, bandat dhe madje fotografi përfaqësuese ka dhe një personazh të njohur që gjeti vdekjen para pak kohësh me motor në Tiranë, Jetnis Dollapin.
Nga dje, Muçllarin do e ndjekë nga pas epiteti, 'vrasës'. Gjithçka pas një sherri për një vajzë, të cilën viktima e pëlqente, kurse Fabiani shprehej se e kishte ai te dashur.
Dy adoleshentët, para pak muajsh ishin konfliktuar në një pub buzë liqenit. Kurse ditën e djeshme, pas grindjes në telefon, djemtë lanë pikë takimi në një pikë bastesh brenda qytetit. Nga dëshmitë, flitet se Fabian Muçllari ka qëlluar me kallashnikov në ajër duke trembur personat që ndodheshin aty, ndërsa më pas armën e drejtoi tek Fabio, duke i zbrazur karikatorin. 18-vjecari Hila humbi jetën rrugës në spital. Edhe pse në Polici, Fabiani sot shfaqi pendesë për krimin e kryer, kjo nuk e kthen në jetë moshatarin e tij.
Por, Fabian Mucllari 18 vjec, është një ndër shumë të rinjtë që rriten me frymën e dhunës. Ata adhurojnë tekstet reperave dhe filmat që fyrmëzojnë për dhunë, ndërsa pseudonimi i tyre është, ‘gangsta’.

FOTO
(L.Q/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO(L.Q/Shqiptarja.com)

FOTO