Klodian Çalamani cili masakroi 8 vjeçarin Mateo Vasiu më 16 nëntor të vitit 2021 do ta kalojë jetën në burg. Në përfundim të gjykimit , është konfirmuar se Çalamani fillimisht ka abuzuar seksualisht me të miturin në tentativë për të fshehur gjurmët, më pas e ka vrarë duke e goditur me sende të forta, kazmë e lopata. Viktima u gjet e groposur në oborrin e shtëpisë së Çalamanit, fqinj me familjen e të miturit. Të njëjtën kerkesë ka paraqitur ne gjykate edhe prokuroria ne konkluzionet përfundimtare.
Prokuroria e Fierit i përfundoi hetimet ne 15 qershor të vitit të kaluar dhe dërgoi për gjykim të Klodian Çalamanin të akuzuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”.
Nga hetimet paraprake rezultoi e provuar se në datën 16 nëntor 2021 nene e viktimës ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij. Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç'ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat.
Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
57.4%
-
Ministrisë
39.7%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 136
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tonelata me peshq ngordhin në Fier e Roskovec! Bashkia: Ministria e Bujqësisë të marrë masa për pastrimin e rezervuareve
1 Korrik, 17:56
-
Aksident në Fier, vdes 64-vjeçari! Humbi kontrollin e motomjetit dhe doli nga rruga
29 Qershor, 18:49
-
Fier/ Dëmtoi makinën e policisë dhe kanosi efektivin pasi i bllokoi gomonen e shokut, në pranga 29-vjeçari (EMRI)
29 Qershor, 16:46
-
Fier/ Shuhet zjarri masiv në kodrat me Ullishte në Peshtan të Vogël
29 Qershor, 16:30
-
Aksident në aksin rrugor Fier - Patos
29 Qershor, 14:01
-
Vranë babain 77 vjeçar dhe i plagosën të birin se ndezën zjarr, prokuroria kërkon 25 vite burg për Armando Boriçin, 17 për të vëllanë
29 Qershor, 10:44
-
VIDEO/ Mbetjet shtazore i hidhnin në gropa, nën hetim 4 administratorë subjektesh në Tiranë e Berat! Kontrolle në 18 biznese
26 Qershor, 18:00
-
Lushnje, digjen rreth 5 hektarë ullinj, drurë frutorë dhe shkurre në kodrat e Vainit në Karbunarë
26 Qershor, 09:12
-
“Uji i kuq, s'e pijnë as pulat! Rruga skandal, s’hyn ambulanca”, banorët e fshatit Hajdaraj në Lushnje: Na kanë braktisur Bashkia e Qeveria!
25 Qershor, 15:39
-
Patos/ Lumi Gjanica mbulohet nga mbetjet urbane, kryetari i bashkisë për Report Tv: Tani po e marr vesh, do ta zgjidhim
23 Qershor, 18:28
-
Ministri i Brendshëm me përfaqësuesit e Shërbimit Zjarrfikës të 6 bashkive të qarkut Fier, përsërit apelin: Zjarrvënia është një krim që dënohet ashpër nga Kodi Penal
22 Qershor, 17:46
-
Aksident në aksin Fier-Levan, një person përplaset nga mjeti teksa po lëvizte me biçikletë
21 Qershor, 19:32
Kudo që ta hidhni këtë fundërrinë çunat do e kenë merak vetë që birat mos t'i rrinë kurrë bosh
Përgjigju