EKSKLUZIVE/ Aldi Rama vrau nënkomisarin në Lezhë, flet për Report Tv shoku i tij: Ka patur jetë të vështirë, i ati i dënuar përjetë, masakroi me motosharrë një grek

Vetëm 21 vjeç dhe Aldi Rama kishte provuar 2 herë burgun, para se të kryente krimin e rëndë duke qëlluar për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha një ditë më parë. Duket se rruga e krimit që mori Aldi Rama nuk ishte edhe rastësi, diktuar më së shumti nga jeta e vështirë që ai kishte kaluar.

Në një rrëfim ekskluziv për Report Tv, shoku i të riut, Ergus Gj. ka rrëfyer se për Aldi Ramën gjërat nuk kanë qenë të thjeshta, ndërsa prindit ishin të divorcuar dhe i ati i dënuar përjetë në Greqi. Ai rezulton i dënuar për një krim të rëndë, pasi ka masakruar me motosharrë një grek.

Shoku i Aldi Ramës thotë se atë e ka njohur pasi kishte qenë në të njëjtën qeli me vëllain e tij dhe se ishte tronditur kur kishte mësuar për ngjarjen e rëndë një ditë më parë.

"E kam patur shok Aldin, ka qenë në një qeli me vëllain tim. I çoja ushqime çdo ditë edhe vëllait tim edhe këtij. Aldi ka qenë 2 herë në burg, në 2018 dhe njëherë në 2020. Njëherë për një problem me një person dh enë 2020 që e kapën me 20 qese hashash e një thikë. Ndenji disa muaj në burg. Ka patur jetë të vështirë, prindërit i ka të divorcuar. Babin e ka në burg ka vrarë një grek e ka masakruar me motosharrë, është i dënuar për jetë", ka treguar ai për Report Tv.

Aldi Rama ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës, pasi qëlloi veten me pistoletë në fyt ditën e djeshme, në lagunën e Kune-Vainit gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij, pas vrasjes së efektivit të policisë.

Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm në zonën e Ishull Lezhë, ku Aldi Rama hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë, e ku mbeti i vdekur në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha, babai i dy fëmijëve. Saimir Hoxha, bashkë me 3 kolegë të tij ishin pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike, kur u përballën me autorin, pasi ishin në inspektim për parcelë droge.  Ata i bënë me shenjë Aldi Ramës dhe shokëve të tij që të ndalojnë automjetin, por i riu shtiu me armë në drejtim të tyre dhe plumbat i morën jetën nënkomisarit.

 

 

 

Intervista e plote

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:17
Rrëfehet shoku i Aldi Ramës: Nuk besoj se ka vrarë veten, ka pasur plumba automatiku jo pistolete! Policia do të mbulojë ngjarjen

 

Shoku i Aldo Ramës, autorit që ekzekutoi dje nënkomisarin Saimir Rama, në një intervistë ekskluzive për Report Tv, thotë se ai nuk beson se ai ka vrarë veten, por e ka vrarë policia, pasi sipas asaj që ai dinte ka pasur plumba automatiku dhe jo pistolete.

‘Unë kam qenë tek shtëpia kur më ka dalë gjumi, pash ne telefon filan fistëku ka bërë këtë gjë, nuk po e besoja. Aldi Rama vret policin, po si thonë se ka vrarë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten, pasi policia i ka gjuajtur tij, se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete. Dje kam qenë me të duke bërë xhiro nëpër Lezhë. E ka pasur jetën e vështirë. Do ishte mirë që të dorëzohej, se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por polica do të mbulojë veten. Me ka trondit shumë, më ka ik truni kur e mora vesh si shoku jonë vrau efektivin e policisë. Kam qenë i shokuar.'- tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bambam: 30/09/2021 05:29

    Bej baba te te ngjaje kjo pune

    Përgjigju
  • Turi: 29/09/2021 19:18

    Policia duhet tju kishte vrare qe te treve aty ne vend mor pisa...mor llumi I kombit....

    Përgjigju
  • frani: 29/09/2021 13:57

    Kriminel bir krimineli, dardha nen dardh bie....

    Përgjigju
  • Eksperti anonim shqipfoles i kriminalistikes: 29/09/2021 10:17

    Ngushellime familjes se policit! Operacioni i policise ishte nje deshtim. Une mund t'ju permend nje sere masash qe mund te ishin marre te cilat do evitonin tragjedine e djeshme. Por mbi te gjitha dua te shprehem se keto lloj incidentesh, ku policet humbasin jeten ne sherbim, jane vertetim i deshtimit te shtetit shqiptar. Gabimi njerezor, si per shembull nenvleresimi i situates, eshte dicka qe ndodh vetem ne Shqiperi. Ata qe thone "mos e ekzagjero sepse tragjedi te tilla ndodhin edhe ne shtete te zhvilluara" jane servila te Edi Rames! Mos beni krahasime - vemendja duhet te qendroj vetem te problemet shqiptare! Me besoni, gabimet te tilla njerezore ndodhin vetem nga policia shqiptare. Ndoshta edhe ne SHBA ndonjehere ndodhin incidente tragjike, por SHBA nuk duhet marre si shembull sepse atje udheheq djalli. Me falni qe e bera kaq te kuptueshme propaganden helmuese. Ndoshta do ishte me mire sikur ta mbaja vemendjen vetem te lista e gabimeve dhe te masat parandaluese qe mund te ishin marre, ne menyre qe lexuesi te arrinte vete te perfundimi deshtues i forcave te rendit shqiptar. Me besoni, jam ekspert i sigurise, dhe shkruaj vetem per te miren e kombit shqiptar kur them se shteti shqiptar eshte nje deshtim total. Shpetoni veten, ikni nga ai vend i mallkuar. Te fala nga Berlini! Надам се да ће цела албанска раса бити уништена.

    Përgjigju
  • Bobi: 29/09/2021 09:28

    Hajde ta mbaje me leke nga taksat tona ne burg. I lumte dora policit qe e vrau. Ne momentin qe ke vrare 1 polic ne detyre je I egzekutuar.Te tjeret mendohen mire pastaj

    Përgjigju
  • Lala: 29/09/2021 09:26

    Qeka ene mjek kriminalistike ky shoku ktij tipit.me mir qe iku o cun se je ene malsor e duhet ta dish qe gjaku lahet me Gjak.kok per kok e mbaroj filmi

    Përgjigju
  • Eri: 29/09/2021 08:26

    Na plasi se nuk e beson ti qe ka vrare veten.Nje perdhunues,nje vrases dhe gagster qe nuk do behej kurre njeri normal.

    Përgjigju
    • 0014: 29/09/2021 09:26

      Pikerisht per kete ngjarja duhet te jete e zbardhur qe kur arrin renea e dine cte pret pra kjo plohurosje e ngjarjes u jep krah krimineleve te tjer dhe nuk ja pret

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë