Vrau të bijën dhe italianin, video tronditëse shfaqet në sallën e gjyqit! Shqiptari Taulant Malaj nis të bërtasë dhe godet me kokë kafazin

ITALI- Në Itali vijon procesi gjyqësor ndaj 45-vjeçarit shqiptar Taulant Malaj, i cili më 7 maj 2023 vrau me thikë vajzën e tij 16-vjeçare Jessica dhe fqinjin italian Massimo De Santis. Seanca e dytë gjyqësore u zhvillua në gjykatën e Foggia-s të premten e 3 majit. Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga seanca, ndërsa u shfaqën dy video të vrasjes së vajzës dhe italianit dhe plagosja e gruas së tij, Tefta Malaj.

Taulant Malaj akuzohet për vrasje të dyfishtë me dashje dhe vrasje të rëndë në tentativë. Përveç vrasjes së vajzës së tij, Malaj vrau edhe fqinjin e tij Massimo De Santis sepse besonte, se gruaja e kishte tradhtuar me të.

Taulant Malaj u largua nga salla e gjyqit

Videoja e parë e shfaqur para gjyqtarëve është regjistruar nga kamerat e shtëpisë, ndërsa tjetra me celularin e Malajt. Në këtë të fundit shfaqet edhe trupi i De Santis në shkallët e pallatit. I akuzuari qëndroi në sallën e gjyqit vetëm për disa minuta. Disa sekonda pas videove (që zgjasin gjithsej 15 minuta) ai filloi të bërtiste dhe të përplaste kokën pas hekurave kafazit në sallën e gjyqit.

Kryetari i Gjykatës së Lartë më pas urdhëroi largimin e tij nga salla e gjyqit. Videot u shfaqën me kërkesë të prokurorëve Sabrina Cicala dhe Antonio Laronga, për të mbështetur dëshminë e një karabiniere nga njësia operative e kompanisë San Severo, ndër të parët që mbërritën në vendngjarje dhe kryen hetimet.

Pamjet pasqyrojnë si momentet e masakrës, të kapura nga kamerat e vendosura në shtëpi nga Tefta Malaj, ashtu edhe sjelljen e Taulant Malajt pas këtij akti të rëndë. Malaj, në fakt, ka filmuar kufomat dhe gruan e tij pasi ngjarjes. Duke pasur parasysh imazhet e rënda, Gjykata vendosi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Gruaja në sallën e gjyqit

E pranishme në sallën e gjyqit ishte edhe bashkëshortja e tij Tefta, me avokatin Roberto de Rossi. Të pranishëm ishin edhe avokati Matteo Tenace, i cili përfaqëson familjarët e Massimo De Santis.

“Ishte shumë e vështirë për klienten time, video riktheu ato momente dramatike në mendjen e saj dhe qau gjatë gjithë kohëzgjatjes së videove”, komentoi avokati De Rossi.

Avokati tha se Tefta Malaj kërkon drejtësi për vajzën e saj, ndërsa seanca e radhës mbahet më 7 qershor.

SI.E./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

SPAK 'zbërthen' planin/ Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka kërkonin vrasjen e Durim Bamit, në ndihmë iu shkoi dhe Shullazi nga paraburgimi

SPAK 'zbërthen' planin/ Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka kërkonin vrasjen e Durim Bamit, në ndihmë iu shkoi dhe Shullazi nga paraburgimi