Carlo Lissi një burrë 31-vjeçar nga Italia ka vrarë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij me thikë.

Ai ka pasur fillimisht marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij, Cristina Omes dhe më pas e ka goditur me thikë disa herë deri sa e ka lënë të vdekur.

Fëmijët kanë qenë në gjumë, vajza 5 vjeçe dhe djali 20 muajsh tek sa i ka vrarë edhe ato pas gruas së tij.

carlo lissi

Lissi ka rrëfyer vetë në polici se i vrau pasi i konsideronte pengesë për të vazhduar i qetë lidhjen me një kolege të tij, me të cilën kishte rënë në dashuri.

Kolegia nga ana e saj rrëfen se 31-vjeçari nuk i kishte shprehur kurrë pëlqimin ndaj asaj.

Pasi ka kryer aktin makabër Lissi është larguar për të parë ndeshjen e Italisë i shoqëruar nga miku i tij.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)