Vrima e hapur 262m e gjerë në
“fundin e botës” tronditi sot shkencën

Një vrimë gjigande në Siberinë e largët ka tronditur shkencën.

Bëhet fjalë për një gropë 262 metra të gjerë në gadishullin e quajtur Yamal në Rusinë jugore ose në një qosh të largët të Siberisë.

Kjo zonë është quajtur “fundi i botës” pasi është e panjohur.

Kjo vrimë është vënë re ditën e sotme dhe menjëherë janë ngritur grupet e ekspertëve për të gjetur shkaqet e shpërthimit.

gropa siberi

Një nga spekulimet e para ishte që kanë mbërritur UFO-t.

Ekspertët Rusë kanë hedhur hipotezën numër 2 që vrima të jetë krijuar nga gazrat e nëndheshme të tokës, të cilat dalin në sipërfaqe si shpërthimi i shampanjës.

Një tjetër teori e tretë mendon se vrima të jetë shkaktuar nga rënia e një meteori të madh, por shihet më e vogël si mundësi.

Grupi i ngritur i ekspertëve përfshin pjesëmarrjen e Qendrës Ruse për studimet e Arktikut dhe Institutit Cryosphere të Akademisë së Shkencave.

Grupi do të jetë i shoqëruar nga Ministria e Emergjencave Ruse.

Ekspertja Ruse Anna Kurchatova ka thënë se gropa e hapur mund të jetë shkaktuar nga përzierja e rërës, ujit dhe gazrave të cilat kanë krijuar substancë shpërthyese për shkak të ngrohjes globale.

Gazi i akumuluar në akull mund të jetë përzier me rërën dhe kripën pasi kjo zonë 10.000 vjet më parë ka qenë e gjitha det.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A