Aleksandër Bardhi 47-vjeç, vëllai i ish-kryetarit të njësisë administrative Kaçinar të Mirditës, Petrit Bardhi ka mbetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Shëndëlli në Sarandë, ndërsa autorët janë arrestuar nga policia.
Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Policia, rreth orës 00:35, në Spitalin e Sarandës është dërguar një trup i pajetë i cili është vrarë me armë zjarri.
Viktima është vëllai i Petrit Bardhit, ish-kryetar i njësisë administrative Kaçinar. Petrit Bardhi njihet person me precedent penal, pasi është arrestuar dy herë nga policia, për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur afër fshatit Shëndëlli (përballë fshatit Vrinë) ku sipas deklaratës së personit që e ka shoqëruar viktimën në Spitalit e Sarandës (djali i xhaxhait të viktimës) dyshohet se trupi i pajetë është gjetur nga ana e tij i vrarë me armë zjarri kallashnikov.
Rreth 12 orë pas ngjarjes policia e Sarandës ka arrestuar dy autorët e vrasjes, Fernando Deda 29-vjeç dhe Gj. A. 15-vjeç, të cilët sipas policisë kanë ekzekutuar Aleksandër Bardhin.
Fernando Deda ishte një personazh i njohur për policinë, pasi ishte dënuar nga gjykata me 5 vite burg për trafikim të mjeteve motorike, ndërsa ishte në kërkim.
Ndërsa arma e zjarrit tip automatik është gjetur gjatë kontrollit në banesën e 15-vjeçarit. Dy të arrestuarit akuzohen për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Hetimet nga policia e Sarandës janë përqendruar në dy pista; konflikti për kultivim kanabisi, pasi të dy palët janë të njohur për problemet me drejtësinë, ndërsa pista tjetër është motive të dobëta, pasi viktima dhe autorët mund të kenë pasur konflikte kohët e fundit.

Viktima Aleksandër Bardhi, 47-vjeç

( Arma e krimit )

( Autori i vrasjes Fernando Deda )
Njoftimi i Policisë
Policia arreston dy shtetas si autorë të dyshuar të vrasjes së shtetasit Aleksandër Bardhi, në Shëndëlli të Konispolit!
Arrestohen në flagrancë shtetasit:
1. Fernando Deda, 29 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Konispol.
2. Gj.A., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Konispol.
Gjatë një pune hetimore të pandërprerë Policia e Sarandës ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të dy shtetasve të larpërmendur, si autorët e dyshuar për vrasjen e shtetasit Aleksandër Bardhi, 56 vjeç, me banim në të njëjtin fshat.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në banesën e shtetasit Gj.A., Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri të llojit "Automatik" model 56, e cila sipas hetimeve të kryera dyshohet të jetë arma e krimit e përdorur në lidhje me ngjarjen.
Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit e mësipërm në fshatin Shëndëlli, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale "Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim", për motive të dobëta.
Gjithashtu, Policia bën me dije se shtetasi Fernando Deda, ka rezultuar person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorike".
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- një armë zjarri automatik-model 56,
- një krëhër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm,
- 26 copë fishekë të tjerë të të njëjtit kalibër.
Redaksia Online
l.q/dy.b/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO