Një i burgosur që vuante nga disa sëmundje kronike, pesoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë sot në spitalin e Fierit.
Viktima është Luan Bundo, 69 vjeç nga Tirana, i dënuar me 10 vite burg, nga të cilat i kishin mbetur edhe 4 vite e 11 muaj. Ai ishte dënuar për ‘dhënie ndihme në kalim të paligjshëm të kufirit dhe mashtrim’.
69-vjeçari vuante nga disa sëmundje, përfshirë hipertension, diabetin, hipertrofi të prostatës, çrregullim ankthi.
Mëngjesin e sotëm shëndeti i tij është përkeqësuar dhe pasi i është dhënë ndihma e pare në burg është transportuar ne spitalin e Fierit. Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak, megjithatë pritet ekspertiza mjeko-ligjore.
I burgosuri ishte transferuar në burgun e Fierit ne 2021 nga 313-ta e Tiranës.
Komente











