Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka kërkuar nga Kosova që të mos organizojë zgjedhje të reja për kryetarët e komunave në veri të vendit derisa të arrihet një autonomi më e madhe për serbët, të cilët përbëjnë shumicën vendore në veri dhe që kishin bojkotuan zgjedhjet që u mbajtën pak javë më parë. Në një intervistë për Reuters-in (9 qershor 2023) Vuçiç tha se të gjithë serbët në veri e perceptojnë Serbinë si vendin e tyre.
"Të gjithë serbët në veri e perceptojnë Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti". Ai gjithashtu theksoi se "duhet të jetë dikush që të marrë situatën nën kontroll dhe të organizojë zgjedhjet (e reja) atje".
![]()
Vuçiç theksoi se autoritetet në Kosovë duhet të bëjnë disa lëshime për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja.
"Ne ende nuk kemi një asociacion të komunave serbe, ende nuk ka tërheqje të forcave speciale të policisë (shqiptare të Kosovës) dhe të kryetarëve të komunave", - ka thënë Vuçiq.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i tha Reuters në fillim të këtij muaji se vendi mund të zhvillojë zgjedhje të reja në komunat në fjalë nëse 20% e votuesve nënshkruajnë një peticion duke i kërkuar ato. Ajo akuzoi gjithashtu Serbinë për ndërhyrje.
Në përgjigje, Vuçiç tha se "është e tmerrshme ajo për të cilën ata njerëz po flasin" dhe ai akuzoi Kurtin se nuk ishte i gatshëm për kompromis. “Jam i sigurt që (Kurti) nuk do të investojë asnjë minutë nga koha e tij dhe as një pikë djerse për të gjetur një zgjidhje kompromisi”.
Ai tha se Serbia po shqyrtonte nëse do të ulte gatishmërinë e saj luftarake.
"Ne do t'i mbajmë trupat tona në gatishmëri të lartë, jo në gatishmërinë më të lartë luftarake, sepse kjo kushton shumë."
Vuçiç i tha gjithashtu Reuters në intervistë se Beogradi ishte në bisedime për të blerë avionë luftarakë Rafale nga Franca dhe për të forcuar më tej ushtrinë e tij me armë perëndimore. Ai tha se Serbia mbetet në rrugën e anëtarësimit në BE dhe kishte arritur të balancojë politikat e saj të jashtme për të lejuar vazhdimin e marrëdhënieve miqësore me aleatin historik Rusinë dhe me Kinën.
Komente


AUTONOMI!!! E nxorri koken nga vrima gjarperi!
PërgjigjuKjo është fytyra e vërtetë dhe e përhershme Vuçiçit: taktikat e tij dhe kërkesat e pamundshme për t'u realizuar nga Kosova dhe sjellja e tij si urdhërdhënës legjitim për çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjë Kosova kanë qëllimin për ta mbajtur atje situatën të destabilizuar. Ata që i besojnë këtij krimineli se mund të sillet si njeri dhe politikan i arsyeshëm bëjnë një gabim trashanik dhe me pasoja për stabilitetin e rajonit të Ballkanit. Është për të ardhur keq.
PërgjigjuKushtetuta e Kosoves duhet te perditesohet me kete perkufizim juridik. Serb eshte qimja e e ketij timit qe perbehet nga nje larmi ngjyrash dhe formash perfshire ketu dhe kacurrel! Vendodhja e serbeve eshte perreth ketij timit! Flmnd!
Përgjigju