Vuçiç tregon se çfarë bisedoi me ambasadorët e QUINT-it: U kërkova të pengojnë Kurtin që të nisë një luftë në Ballkan

Vuçiç tregon se çfarë bisedoi me ambasadorët e QUINT-it: U kërkova të pengojnë Kurtin që të nisë një luftë në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, shkruan se u ka kërkuar ambasadorëve QUINT-it të bëjnë “gjithçka që kanë në dorë për të penguar Kurtin të nis një luftë të re në Ballkan”.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit diplomatikë të ShBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe shefi i delegacionit të BE-së në Serbi. Kujtojmë se dje presidenti serb ka thënë që nuk do të tregonte se çka kishte folur në këtë takim.

“Kam folur me përfaqësues të BE-së dhe të Quintës. U kërkova që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të penguar Kurtin të nisë një luftë tjetër në Ballkan.  Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me përfaqësuesit e shteteve të Kuintit - Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi”, shkruan Vuçiç.

Ky reagim i Vuçiçi, vjen një ditë pasi tre efektivë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe në veri. Kosova ka bërë thirrje për t’i liruar menjëherë, por sipas Serbisë ata janë arrestuar pasi janë gjetur duke patrulluar 1.8 km larg kufirit me veriun.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahipi: 15/06/2023 15:14

    Vuçiç nuk ke byth per luft fajin e ka Evropa qe ju përkrah te pa bese

    Përgjigju
  • populli: 15/06/2023 15:10

    luftrat ne ballkan sa her ju sllavet i kini hapur rrace e poshter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit