Vula e PD ende në gjykatë, Ristani: Zvarritja e gjykimit s'mund të ndikojë jetën politike! Çështja po mbahet varur nga Rama

TIRANË- Në Apelin e kryeqytetit ende nuk ka asnjë datë për të shqyrtuar kërkesën e ankimimit të PD-së zyrtare të Enkelejd Alibeajt për procesin e regjistrimit të PD-së (Rithemelimi) nga gjyqtari Agron Zhukri. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ish-deputeti i PD-së Arben Ristani u shpreh se gjykata nuk mund të zvarrisë një çështje e cila ndikon jetën politike. Sipas Ristanit çështja mbahet varur nga Edi Rama që të ndikojë tek zgjedhjet, ndërsa gjykata duhet të ishte shprehur, që në momentin kur presidenti dekretoi një datë për zgjedhjet e 14 majit. Ristani u shpreh se kjo tregon një rënie të sistemit ligjor në vend.

'Situata sa vjen dhe agravohet. Nuk mund të jenë konfliktet gjyqësore që të ndikojnë në mënyrën sesi shkojnë zgjedhjet. Shoh një qëndrim të dukshëm nga kryeministri për ta mbajtur çështjen varur në mënyrë që të ndikojë tek zgjedhjet. Duhet të ishte prioritet për gjykatën. Duhet ta merrte në shqyrtim. Nuk mundet që zvarritja e gjykimit të ndikojë në jetën politike të vendit. Problemi ka nisur me parë. Gjyqtari i shkallës së parë duhet të kishte vendosur edhe ekzekutimin e përkohshëm të vendimit, gjë që nuk e ka bërë dhe kësaj ju shtua edhe fakti tjetër që një gjyqtare në mënyrë të paprecedent pranoi një ankues një palë që nuk ishte palë në proces. Vullnetin e anëtarëve të PD-së që tashmë shumica është konfirmuar qoftë me zgjedhje qoftë me veprimtari nuk mund ta pengosh nëpërmjet procedurave ligjore. Kur bëhet fjalë për çështje të natyrës administrative ligji ka edhe afate jo si të gjitha çështjet e tjera. Kjo është edhe rënie e sistemi ligjor në Shqipëri. Afati ligjor është një muaj, por lindi nevoja që nga momenti kur ka dalë dekreti dhe jemi në periudhë zgjedhore dhe kjo prevalon për interesa kombëtare.’- u shpreh Ristani.

Gjykata e Tiranës ka pranuar ankimin e Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike, sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës. Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeaj duke legjitimuar atë si ankues, duke pranuar të drejtën e ankimin, dhe duke konstatuar që ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv dhe i paligjshëm.  Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD perfaqësuar nga Alibeaj  ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. Tashmë, i takon Gjykatës së Apelit të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës, por me trupë tjetër gjykuese, kërkesë padinë e Rithemelimit për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit që Zhukri e vulosi më 25 mars 2022. Nëse vendimi i Zhukrit rrëzohet në apel, Sali Berisha e humbet sërish kontrollin e PD që në fakt e mori pa pritur shkallët e tjera të vendimit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale