Vula e PD/ Shpërthen Spahiu: ‘Lufta’ Basha-Berisha teatër për të mashtruar amerikanët

Vendimi i Apelit për t’i dhënë vulën e PD-së Sali Berishës, sipas juristit Kreshnik Spahiu ka zbuluar teatrin Berisha-Basha për të mashtruar amerikanët. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu tha se shqiptarët duhet të kuptojnë sot saga e vulës ishte thjesht një lojë që nisi pasi SHBA i kërkoi Bashës që të largojë Berishën non grata nga partia.

“Shqiptarët duhet të kuptojnë sot lojën Basha-Berisha. Lufta mes Bashës dhe Berishës ishte një teatër për të mashtruar amerikanët. Skenar që filloi pas shtatorit 2021, kur SHBA detyruan Bashën të përjashtonte nga politika dhe partia Berishën, pasi ai ishte shpallur familjarisht non ngrata. Të gjendur përballë kësaj situate Basha dhe Berisha vendosën të zhvillojnë një lojë luftash për t’u rikthyer pas 3 vitesh si fitimtar, për të kthyer vulën, partinë, në emër të gjykatës, shumicës”, tha Spahiu në Report Tv.

Sipas Spahiut, SHBA e ka zbuluar këtë lojë dhe ka qëndruar indiferente, madje edhe duke e izoluar Lulzim Bashën nga takimet e nivelit të lartë, siç ishte rasti i Antony Blinken. Juristi shprehet se SHBA zbuluoi se Basha dhe Berisha komunikonin ende me njëri-tjetrin dhe se bashkëpunimi mes tyre nuk kishte mbyllur. 

"SHBA zbuloi lojën dhe teatrin mes Bashës dhe Berishës, dhe prandaj 1 vit qëndruan indiferent dhe izoluan Bashën nga axhenda diplomatike, dukë përjashtuar mbështetësit dhe ata që bënin lojë të dyfishtë, nga takimet e nivelit të lartë, siç ishte përjashtimi nga takimi me Blinken”, tha Spahiu.

Për gazetaren Marsela Karapanço, Spahiu tha se grupi i Bashës do shpërbëhet dhe gjysma do kalojnë tek Berisha. E vetmja mënyrë mbijetese për Bashën, sipas Spahiut është që të nxjerrë zbuluar tetarin dhe të fute në listat e Berishës për deputet në zgjedhjet e 2025.

"Ai grupim do shpërbëhet, gjysma do flirtojnë do shkojnë te Berisha, gjithë do jenë në varësi të emrave dhe listës së deputetëve të Berishës. Po të pëlqeu Berisha dhe Argita je në listë, po s’të pëlqeu Berisha dhe Argita nuk je. Basha e ka të pamundur krimin e një partie politike, të mbajë deputetë. E vetmja mënyrë që të mbijetojë është të nxjerrë zbuluar lojën dhe teatrin dhe të futet në listat e Berishës", u shpreh Spahiu. 

Spahiu tha se vula e PD-së do i kalojë Argita Berishës dhe kjo i intereson edhe Ramës. Juristi thotë se me një familje non grata përballë, Rama e sheh veten më gjatë në pushtet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
Parashikon Spahiu: Vula e PD do i kalojë Argita Berishës, kjo i intereson edhe Ramës

 

Juristi Kreshnik Spahiu thotë në Report Tv se vula e PD-së do t’i kalojë Argitës, vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Për emisionin ‘Frontline Interview’ me gazetaren Marsela Karapanço, Spahiu tha se edhe Ramës i intereson që vula t’i kalojë Argitës, dhe kundërshtar të ketë një familje non grata, pasi kështu e sheh veten më gjatë në pushtet.

'Nëse të gjitha këto janë të vërteta, që gjykatat kontrollohet nga Rama, për rrjedhojë logjika të çon që Rama urdhëroi që kjo vulë ti kalojë Berishës, duke përcaktuar që kundërshtari i Ramës jetë Berisha dhe më pas Argita vajza e tij. Por a i intereson Ramës kjo që ta bëjë apo jo? Ka disa premisa që të çojën që Rama vazhdon të ketë një marrëveshje të fshehtë të palëkundur me, Berishën, Metën dhe Basha. 4 familje kanë vendosur që të kontrollojnë mushkëritë e politikës duke mos lejuar asnjë lëvizje të mos futet. 4 persona vijojnë të jenë të paprekshëm. Po tentojnë të bëhen një bllok kundër SPAK.

Rama ka interes që kundërshtar politik dhe në krye të opozitës të jetë një familje “non grata” nga perëndimi. Sa më gjatë të jetë Berisha në krye te opozitës, aq me gjatë e sheh veten Rama në pushtet", tha Spahiu. 

Ora 19:48
Ironizon Spahiu: Pse ‘gjykatat’ e Edi Ramës ja dhanë vulën Sali Berishës?

Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar grupin e Sali Berishës, ndërsa komentonte vendimin e Apelit që i dha vulën ish-kryeministrit. “Pse ‘gjykatat’ e Edi Ramës ja dhanë vulën Sali Berishës?”, tha me ironi Spahiu i ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ me gazetaren Maresela Karapanço.

Rama është regjisori i këtij teatri. Dy aktorët janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Pse gjykatat e Ramës i dhuruan sot vulën Sali Berishës? Pse vendosën që kryetari i opozitës të jetë Berisha?", tha Spahiu. 

Ora 19:42
Godet Spahiu: SHBA e kuptoi që Basha- Berisha bënin lojë dhe komunikonin me njëri-tjetrin

 

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv, thotë se SHBA e kuptoi lojën e Berishës dhe Bashës. Sipas tij, ata kanë zbuluar se Basha dhe Berisha komunikonin me njëri-tjetrin edhe pas vendimit për përjashtimin e Berishës nga partia pas shpalljes non grata. Spahiu tha se SHBA e kishte kuptuar që bahslëpunimi mes tyre s’kishte përfunduar.

"Basha interesin ka 20 vjet që e ka me Berishën, interesa politike, interesa në karrierë, ka qenë në një rrugë pa zgjidhej, Basha s’ka qenë kurrë kryetar, atë parti e ka komanduar në çdo periudhë Berisha. Berisha ka qenë vendimmarrësi për djegien e mandateve dhe bojkotin e 2019. Basha ka qenë një aktor për të drejtuar atë parti. Për ata që se kuptojnë, ndjej keqardhje, se kjo është një lojë që të gjithë diplomatët kishin dijeni, se kishin indicie që të dy komunikonin me njëri tjetrin dhe kurrë bashkëpunimi i tyre nuk është reshtur. Koha do tregojë që vula i mbetet Berishës dhe Basha s’do jetë më kurrë kryetar, thjesht i është dashur që të çoje misionin deri në fund", tha Spahiu. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anna: 12/06/2024 14:51

    edhe Argita ne nje emision u shpreh se Basha eshte demokrat por u shit ..:) shume bute thua se njerezit se kuptojne se gjithshka eshte luajtur mes tyre...

    Përgjigju
  • Non-grata: 12/06/2024 04:00

    Pse ju dha vula nongratës ose pse ju dha titulli nongrata?

    Përgjigju
  • Po mër po: 12/06/2024 01:28

    Pse nuk thua teatër për të mashtruar popullin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni