Vula i kaloi Berishës, zbardhet vendimi i Apelit! Basha 5 ditë kohë për të ankimuar

Vula i kaloi Berishës, zbardhet vendimi i Apelit! Basha 5 ditë kohë për të ankimuar

Gjykata e Apelit vendosi sot që vula e PD-së ti jepet Rithemelimit, grupim i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie nën akuzë për korrupsion. 

Apeli shprehet se kundër këtij vendimit mund të bëhet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit.

Njoftimi i plotë

Në vijim të informacioneve të dhëna më herët dhe në respekt të së drejtës së publikut për t’u informuar mbi çështjet me interes publik dhe posaçërisht proceset mbi kërkesat për regjistrim në regjistrin e partive politike për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, ju njoftojmë si më poshtë:

Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, ka ushtruar rekurs ndaj vendimin nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelilt të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe ka kërkuar:

-Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelilt të Juridiksionit të Përgjithshëm.

-Deklarimin si të papranueshëm të ankimit paraqitur nga Deputeti Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin nr. 786, datë 27.12.2023 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr. 44, datë 03.03.2023 të Gjykatës së Apelilt të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

Në datë 11.06.2024 gjatë rigjykimit të çështjes në gjykatën e apelit, përfaqësuesi me autorizim av.Ivi Kaso i  Partisë Demokratike të Shqipërisë, “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” kërkoi:

– “Mospranimin e ankimit të ushtruar ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Përfaqësuesit ligjor av. Indrit Sefa dhe av. Rezart Kthupi, të Partisë Demokratike të Shqipërisë e  përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, kërkoi:

“Prishjen e Vendimit me nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur: Pushimin e gjykimit, pasi nuk legjitimohen”.

  Në përfundim të gjykimit, sot më datë 11.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Alma Ahmeti dhe anëtare znj. Elona Toro dhe znj. Iliba Bezati, vendosi:

 -Mospranimin e ankimit të ushtruar kundër vendimit Nr.3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

-Kundër këtij vendimit mund të bëhet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit.

-Vendimi i arsyetuar do t’i komunikohet palëve


Lajmi kryesor:

Bie alibia e komplotit të Drejtësisë: Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, s'pranon ankimimin e Bashës


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë