Vullin diskuton me Lavrovin në Moskë për përmirësim të lidhjeve serbo-ruse

Vullin diskuton me Lavrovin në Moskë për përmirësim të lidhjeve serbo-ruse

Zëvëndëkryeministri serb Vulin dhe ministri i Jashtëm rus Lavrov

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vullin, është takuar të mërkurën në Moskë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, me të cilën, siç ka thënë Qeveria e Serbisë, janë pajtuar për “interesimin e të dyja shteteve për përmirësim të partneritetit strategjik serbo-rus”.

“Zëvendëskryeministri Vullin e ka përsëritur se është krenar që Serbia nuk është pjesë e histerisë anti-ruse, dhe që nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”, është thënë në deklaratën e Qeverisë serbe.

Sipas saj, Vullin dhe Lavrov kanë diskutuar, mes tjerash, edhe për modele dhe mekanizma për shtrirje të bashkëpunimit mes Serbisë dhe organizatës BRICS - grup i krijuar prej Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut.

Vullin është për vizitë zyrtare në Moskë.

Më 12 gusht, ai ka thënë se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe që tregtia ruso-serbe ka vazhduar, “pavarësisht tentimeve për të vendosur kufizime”.

Kjo është vizita e tij e dytë në Rusi, prej kur është zgjedhur zëvendëskryeministër i Qeverisë së Serbisë, më 2 maj.

Për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Kremlinin, Vullin është i sanksionuar prej Shteteve të Bashkuara.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë, por Serbia nuk e ka ndërruar asnjëherë qasjen ndaj Moskës.

Zyrtarisht, Beogradi mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por refuzon të vendosë sanksione ndaj Moskës, ndonëse si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i kërkohet të vendosë masa.

Refuzimi është arsyetuar me lidhjet miqësore me Rusinë./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Homazhe në vendin ku ndërroi jetë Egli Proga! E motra: I betohem dhe atyre që fshihen pas skutave se drejtësinë do e sjell me çdo kusht

Pogradec/ Homazhe në vendin ku ndërroi jetë Egli Proga! E motra: I betohem dhe atyre që fshihen pas skutave se drejtësinë do e sjell me çdo kusht