Vullkani në Islandë, shpërthen për herë të shtatë brenda një viti (VIDEO)

Një vullkan në gadishullin e Rekjanes në jugperëndim të Islandës ka shpërthyer për herë të shtatë prej dhjetorit të kaluar, duke lëshuar lavë nga një çarje e madhe.

Sipas ABC, Shpërthimi nisi me pak paralajmërime të mërkurën pak para mesnatës dhe e krijoi një çarje rreth 3 kilometra të gjatë. Megjithatë, kjo çarje vlerësohet më e vogël sesa ajo nga shpërthimi i fundit në gusht, tha Zyra Meteorologjike e Islandës.

“Ky është paksa më i vogël sesa shpërthimi i kaluar dhe shpërthimi që ndodhi në maj”, tha Magnus Tumi Gudmundsson, profesor i gjeofizikës, i cili e vëzhgoi nga ajri shpërthimin e këtij vullkani.

Derisa ky shpërthim nuk përbën rrezik për transportin ajror, autoritetet kanë paralajmëruar për emetime të gazit përgjatë pjesëve të gadishullit, përfshirë në afërsi të qytezës Grindavik.

Shpërthimet e vazhdueshme vullkanike në afërsi të Grindavikut, e cila ka 3.800 banorë dhe ndodhet rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Reikjavik, kanë shkaktuar dëme ndaj infrastrukturës dhe pronës dhe i kanë detyruar shumë prej banorëve të zhvendosen për sigurinë e tyre.

“Grindaviku nuk është në rrezik, sepse nuk duket se kjo çarje do të zgjerohet, edhe pse gjithçka mund të ndodhë”, tha Magnus Tumi.

Banorët e rreth 50 shtëpive u evakuuan menjëherë, pasi agjencia për mbrojtje civile lëshoi alarmin, raportoi transmetuesi shtetëror RUV.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?