/ATSH-CRI/ - Fjalët kyçe për diplomacinë kineze për vitin 2015 do të jenë të ashtuquajturat "Një fokus, dy linja kryesore", deklaroi ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi në një konferencë shtypi në kuadër të sesionit III të legjislaturës XII të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.
"Një fokus" është nxitja e strategjisë që ka si koncept zhvillimin e përbashkët dhe si objektiv përfitimet e përbashkëta, ndërkohë që 'Dy linjat kryesore' janë përkatësisht zhvillimi aktiv i aktiviteteve përkujtimore të 70-vjetorit të fitores së Luftës Antifashiste si dhe pjesëmarrja aktive në samitin e OKB-së dhe bashkëpunimi ndërkombëtar mbi ndryshimin e klimës, për të nxitur hartimin e Axhendës së Zhvillimit pas vitit 2015 dhe të programit mbi përballimin e ndryshimit të klimës, që përputhen me interesat e vendeve në zhvillim", theksoi Yi.
Lidhur me çështjen nëse Kina do ta ftojë kryeministrin japonez Shinzo Abe për të marrë pjesë në paradën me rastin e 70-vjetorit të fitore së luftës antifashiste, Wang Yi u shpreh se "do t'u japim ftesë liderëve të të gjitha vendeve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë lidhje me këtë veprimtari. Japonia e ka humbur këtë luftë para 70 vjetëve dhe 70 vjet më vonë nuk duhet të humbë edhe ndërgjegjen"
/Shqiptarja.com