Programe elitare në drejtësi, ekonomi e shkenca shoqërore, staf akademik prestigjioz, bashkëpunim me disa prej Institucioneve Univeristarë më në zë në rang botëror, por edhe lidhje të drejtpërdrejta me tregun të punës për studentet.

Janë këto disa prej shtyllave më të rëndësishme që u ofrohen studentëve në “Wisdom University”, një prej universiteteve më prestigjiozë në Shqipëri.

Të pranishëm në Panairin e Punës dhe Studimit, Drejtuesit e tij thanë se “Wisdom University” ofron standarte perendimore ne komunikim dhe dituri.

Asaj që i jepet shumë rëndësi nga “Wisdom University” është kontakti i drejtpërdrejtë i studentëve me tregun e punës. 

Për formimin e studentëve, “Wisdom University” bashkëpunon ngushtë me institucione me prestigj global, si Qendra e studimeve ligjore ndërkombëatre në Strazburg, Universiteti i Termaos në Itali, Kolegji i Kretës, i cili është filial i Stratford Shore Univeristy të Anglisë. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com