Media holandeze “WNL” i ka kushtuar një artikull ndryshimeve që po pëson tregu holandez i drogës, i cili sipas tyre po bie gjithmonë e më shumë në duart e kriminelëve shqiptarë, në vend të atyre marokenë apo holandezëve.

Tregu i drogës në Holandë po bie gjithmonë e më shumë në duart e shqipëtarëve, në vend të marokenëve dhe vetë holandezëve. Edhe për pak tregtia e kokainës do të jetë plotësisht në duart e gangsterëve shqiptarë.

Shkruan media holandeze

“Marokenët aktualisht po luftojnë për të bërë transporte të mëdha, thotë një burim për median, i cili shton se: Shqiptarët janë partnerë të besueshëm të biznesit. Ata e marrin përsipër transportin”.

Bosat amerikano-jugorë të drogës tani e shmangin kontaktin me mafian marokene duke preferuar shqiptarët pasi e bëjnë punën më mirë dhe më shpejt.

Ata nuk e limitojnë më veten me kilogramë të pakët por sjellin qindra në portin e  Rotterdamit.

Shprehet një dedektiv

Për shkak të këtij ndryshimi të fuqisë, edhe policia ka frikë nga një përballje e mundshme midis shqiptarëve dhe marokenëve.

Kemi frikë nga një përplasje. Deri tani, shqiptarët po shmangin përdorimin e dhunës sa më shumë të jetë e mundur jashtë atdheut të tyre, por ne e dimë se ata nuk e shmangin kurrë atëherë kur duhet.

Shprehet një polic