Fondacioni “Rrapush Xhaferri” apo piramida e “Mucarrakut”?! Fenomeni i njohur ndryshe si firmat piramidale u rikthye fuqishëm këtë verë të 2014. Zanafilla është po ajo, Myzeqea e njerëzve të urtë dhe e fushave plot bollëk.
Ndryshe nga Rrapush Xhaferri i 1995-sës, me kostum gri altoparlantë në dorë, dreka e darkë ku vërtiteshin paratë e kuqe, Ledian Mucaraku i 2014 mban veshur më së shumti kostum të bardhë e pozicion domethënës pranë makinave më të shtrenjta që i dalin përpara deri edhe tek benzi me targa 111 i kryetarit të bashkisë së Tiranës. Dilemë e madhe se si ia ka dalë të pozojë me letra në duar pranë mjetit të qytetarit të parë të kryeqytetit. “A1 report” i gjeti fotot e supermashtruesit sic e etiketon policia dhe prokuroria në profilin fals në Facebook. Nën emrin Albano Shehu, Lediani ka qenë aktiv në këtë faqe duke postuar foto në ambiente luksoze, e duke marrë mjaft pëlqime dhe komente
Lutfi Minxhozi, Drejtor i Antikrimit Ekonomik-Financiar në Policinë e Përgjithshme e quan Mucarakun, një “Wolf of Wall Street” në versionin shqiptar.
“Rast i veçantë ne historinë tonë të firmave piramidale” – thotë Minxhozi gjatë intervistës sonë ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. “Lediani e filloi skemën e tij piramidale në vitin 2007 teksa ishte student në Vlorë dhe punonte edhe si kamarier pranë gjykatës së këtij qyteti. Pikërisht aty pranë këtij institucioni, Lediani mori të gjithë ‘frymëzimin’ për të nisur mashtrimet e tij me lekë. Të parët qenë studentë të cilët binin në grackën e tij nga nevoja për pare xhepi. U thoshte ju jap unë para sa të doni dhe mi ktheni më vonë me përqindje. Studentet merrnin 5-10 mijë lekë (të rinj) dhe për pak kohë 29 vjecari u kërkonte kthimin e borxhit dyfish apo trefish” – shpjegon kështu për A1 Report, kryekomisari Lutfi Minxhozi
Por kush është i riu që riktheu kujtime të hidhura të mashtrimeve me lekë që kulmuan në vitin 1997, dhe ku është zanafilla e mashtrimeve të tij?
Udhëtojmë drejt banesës ku është rritur 29 vjecari i akuzuar se ka mashtruar me shuma marramëndëse parash, jo pak por 900 persona mes tyre edhe 30 njerëz të biznesit.
Fshati Grykë i komunës Seman në Fier zien këto ditë nga lajmi spektakolar. Lajm që shkaktoi edhe habi humoristike në kryeqytet por jo tek bashkëfshatarët e Ledian Mucarakut në Grykë. Për ta cështja është mjaft serioze. Skema e mashtrimit nisi këtu, rreth 6 vite më parë me shuma të vogla parash. Tre kanë qenë format e skemës piramidale të përdorura nga Ledian Mucaraku në fshatin e origjinës
1-Huadhënie e një shume të caktuar, me interes mbi 20%
2-Marrja e parave me ofertën e shumëfishimit deri në tre herë
3-Presioni psikologjik me denoncime të rreme në polici, dhe “viktimat” paguanin në vazhdimësi
Kjo është banesa e varfër e babait të Ledian Mucarakut. Nasi Mucaraku është njeriu që në rininë e tij bashkë me bashkëshorten e parë që nuk jeton më, nuk mundi të kishte fëmijë biologjik. Në jetimoren e Vlorës, Nasi Mucaraku birësoi Ledianin dhe e rriti me shumë dashuri. Dashuri e shndërruar sot në zhgënjim, e depresion. Edhe pse në profilin e Ledianit në Facebook, vetë ai e ka patur merak ta trajtoi mirë, foton e prindërve që ai njeh
I moshuari Nasi Mucaraku, shfaqet i lënduar. Fjalët në fshat nuk kanë të sosur. Prezenca e gazetarëve e shton edhe më shumë kureshtjen për disa, e mllefin për të tjerë.
Njerka e dytë e Ledianit shfaq irritim, nuk e dimë nëse e ka me ne, apo banorët pas nesh që dëgjojnë gjithë kërshëri.
Banorët shprehin simpati për babain e Ledianit dhe tregojnë se me sa vështirësi e ka rritur fëmijën e birësuar, por nuk flasin aspak me nota të tilla për vetë 29 vjecarin.
Më tej takojmë zonjën Kristina Hëna. Djali i saj, sot emigrant në Greqi është një nga të parët e mashtruar nga Mucaraku nëpërmjet formës së marrjes së parave me ofertën për tia shlyer trefish
“I mori djalit tim 100 mijë lek (te rinj) dhe me gjasme do ti kthente 200 mijë. Por jo vetëm që nuk ia ktheu por e futi në kurth sikur ishte djali që i detyrohej atij. Si përfundim djali iku në Greqi dhe nuk e zgjati cështjen” – rrëfen Kristina
Florika Kuqi është nëna e studentit Petrit Kuqi, një tjetër i ri i mashtruar e mbajtur nën presion për 3 vite rresht nga 29 vjecari. Në format e huadhënies është përdorur edhe kolaterali i shtëpisë
“I kishte dhënë djalit 3 vite më parë 10 mijë lekë (të rinj), pas ca kohësh i kërkon 30 mijë, e kështu me rradhë deri sa shkuan 240 mijë lekë. Ne fillimisht nuk e dinim edhe pse e shihnim djalin shumë të shqetësuar. Vajza ime kur i kishte pastruar shtepinë ku rri djali në Tiranë me qera kishte gjetur shumë dokumenta. Mes tyre edhe vërtetimin e shtëpisë dhe shumë letra të tjera ku shkruhej që djali im i detyrohej shumë para. Gati sa nuk u cmendëm kur e mësuam. Jemi në procese gjyqësore tani me të..” – tregon duke iu dridhur zëri Florika Kuqi
Këto ishin dy nga format e skema së thithjes së parave nga Ledian Mucaraku. Pas marrjes së parave për ti trefishuar, apo huadhënies me përqindje me bazë kolatera në llogaritë bankare, në një tjetër rast 29 vjecari ka përdorur edhe policinë.
Takojmë në fshat Elvira Priftin. Fatmir Prifti, djali i Elvirës, mori fillmisht një shumë prej 10 mijë lëkësh, por në pak kohë pranë banesës vinin letra të kopsitura me akte noteriale se detyrimi ishte më i madh se kaq. Sa më shumë kalonin ditët aq më e madhe bëhej shuma. Si përfundim viktimat dorëzoheshin dhe jepnin paratë cash, por denoncoheshin në polici për dhunë duke u detyruar të jepnin edhe njëherë shumën e përcaktuar nga Mucarraku.
“Kur shuma shkoi 90 mijë lek dhe djali ishte shumë i dëshpëruar u detyruam i paguam këto para me shpresën që i mbyllëm cështjet me Ledian Mucarakun. Por pastaj policia vinte cdo javë në shtëpi sepse ky kishte akuzuar për dhunë djemtë e mi, edhe djalin që e kam emigrant në Itali e që ka kohë pa ardhur këtu. Ne nuk e dimë se si i ka rregulluar letrat sepse është punë e tij, por prokuroria tani duhet të shohë se si dhe me kë bashkëpunonte ai që i rregullonte letrat në atë mënyrë” – rrëfën Elvira Prifti
Pikëpytje e madhe tanimë, nëse një piramidë financiare arrin ta krijojë i vetëm një individ me këto karakteristika.
Në Fier, vizitojmë noterët dhe avokatët që punojnë në rrugën Todi Shkurta pranë Gjykatës, e njohur ndryshe edhe si rruga e noterëve. Secili nga të intervistuarit shprehet se 29 vjecari ka kryer akte noteriale me të gjithë, vetëm me ata jo.
Po këtu gjëndet edhe zyra e avokatit Kladio Dhima. Ky i fundit e mbrojti gjatë seancës ku u dha masa e sigurisë “arrest me burg” ndaj Ledian Mucarakut. Komunikimit tonë në telefon avokati mbrojtës i përgjigjet se është jashtë Fierit e nuk do të flasë për klientin e tij
“Kanë qenë telefonatat dhe emailet që i vinin ministrit Tahiri dhe informacionet të tjera në rrugë operacionale që na cuan në gjurmët e Ledian Mucaraku – shpjegon Lutfi Minxhozi, Drejtori i Antikrimit Ekononomik-Financiar në DRPSH. “Ai arrinte të fuste në vorbull edhe noterë, edhe avokate madje edhe gjyqtarë në disa raste. Ndërsa në Tiranë, 29 vjecari frekuentonte bare dhe restorante luksozë. Së fundmi futi në kurth edhe biznesmenë shumë të njohur që në një moment të caktuar kishin nevojë për para. U thoshte në telefon, hajde të takohemi në këtë lokal por hajde me makinën më luksoze që ke. Ndërsa të mashtruarve të tjerë u linte takim në po të njëjtin lokal por u thoshte mos u ulni në tavolinën time se do më vijë bosi im aty. Ai do më japë paratë dhe do rregullohemi bashkë. Ishte mjeshtër në këtë formë të mashtrimit” –përfundon fjalën e tij kryekomisar Minxhozi
Banesa e tij në Tiranë është në katin e pestë të një pallati 5-katësh në rrugën Myslym Shyri, shumë pranë zyrave të avokatisë dhe noterëve si dhe shumë pranë Gjykatës së Tiranës.
Shuma e thithur nga Piramida e Mucarakut arriti në 800 mijë eurove. Destinacioni final i këtyre parave ende nuk dihet. Mes të mashtruarve të fundit janë biznesmenë ndërtimi, tregtarë, adiministratorë kompanish. Të gjithë të rënë në kurthin e supermashtruesit Muçaraku, aksionin për arrestimin e të cilit në Tiranë, policia e quajti Gravata e Zezë
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com