World Vision Albania: Njoftim për tende

World Vision
World Vision Albania: Njoftim për tender

 
World Vision është një organizatë e krishterë, humanitare, zhvillimi dhe advokimi, e cila operon në pothuaj 100 vende të botës. World Vision në Shqipëri e filloi punën në vitin 1999, duke iu përgjigjur situatës emergjente në Kosovë.
Sot, World Vision në Shqipëri punon së bashku me fëmijët, familjet dhe komunitetet e tyre nëpërmjet Programeve Zonale të Zhvillimit në Lezhë, Vlorë, Elbasan, Kurbin, Tiranë, Shkodër, Dibër, Korçë, Librazhd dhe Durrës, si dhe me anë të një institucioni mikrofinancimi, Vision Fund Albania. Synimi i World Vision është të sfidojë strukturat e padrejta dhe të advokojë për çështjen e të varfërve mes të cilëve punojmë, sidomos ata më në nevojë.
World Vision Albania shpall të hapur tenderin për:  
 
                                Blerjen e 13 (trembëdhjetë) Motokultivator
 
Të interesuarit (biznese që tregtojnë makineri bujqësore) për të marrë pjesë në këtë tender duhet të tërheqin dorazi formularët e aplikimit brenda datës 15 Korrik 2014 ora 14.00 pranë zyrave qendrore të World Vision Albania në adresën: rruga "Asim Vokshi", pranë Stacionit të trenit, Tiranë ose të kontaktojnë nga ora 9:00-16:00 në numrin e telefonit +355 4 24 19 601 / 2 / 3
Për çdo pyetje apo sqarim mund të shkruani email në adresën e World Vision Albania: [email protected]

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ ‘I mblidhte para qytetarëve në shkelje të ligjit’, Sveçla: Mbyllëm një tjetër institucion paralel serb në veri