Pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Real Madridit, Xabi Alonso ka reaguar për herë të parë. Ai ka falënderuar klubin dhe veçanërisht tifozët, duke thënë se ndihet krenar që ka dhënë gjithçka për ekipin, por gjërat nuk shkuan si duhet.
“Kjo periudhë e jetës sime profesionale ka mbaruar dhe nuk shkoi ashtu siç donim. Të udhëhiqja Real Madridin ka qenë një sfidë dhe një përgjegjësi për mua, çdo ditë. Falënderoj klubin, lojtarët dhe mbi të gjitha tifozët e Madridit për besimin dhe mbështetjen e tyre. Largohem me respekt dhe krenari që kam dhënë gjithçka në klub", ka shkruar Alonso.
Lajmi kryesor:
Ndeshja kundër 'kushërinjve' që solli krisjen dhe ankesat e Xabi Alonsos ndaj Real Madridit: S'mund t'u jepet futbollistëve kaq shumë pushtet









