Xhaçka: Burra, mos lejoni t’iu
dhunojnë nënën, motrën a bijën

Xhaçka: Burra, mos lejoni t’iu<br />dhunojnë nënën, motrën a bijën
Angazhimi i burrave dhe djemve në çështjet gjinore, gjetja e mënyrave për të promovuar liderishipin e tyre në parandalimin e dhunës kundër grave si dhe promovimi i barazisë gjinore, ka qenë edhe qëllimi i studimit “Fjalë Burri”.
 
Në këtë studim të bërë nga ministria e Mirëqenies Sociale, PNUD, ambasada zvicerane dhe Qendra Ura, morën pjesë 1417 qytetarë, ku 694 ishin djem e vajza dhe 723 ishin prindër.
 
Studimi u mbajt në dy zona, në Dibër dhe Durrës. Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, në ceremoninë e publikimit të studimit “Fjalë burri” iu bëri thirrje meshkujve që të mos lejojnë t’iu dhunohet, nëna, motra apo bija.

“Burrat nuk duhet t’i trajtojnë gratë keq dhe kaq është e thjeshtë dhe e qartë. Ata duhet të japin shembullin e babait të dashur të cilët shqetësohen nëse vajzat e tyre ekspozohen ndaj një modeli të dhunshëm. Bashkëshortët vëllezërit dhe bijtë nuk mund të lejojnë keqtrajtimin, mosrespektimin dhe degradimin  vajzave dhe nënave të motrave. Jam e sigurt se ashtu si ne ka shumë burra që janë të shqetësuar për impaktin e modeleve të gabuara dhe të dhunshme të fëmijëve tanë. Po të pyesësh fëmijët e sotshëm e dinë shumë mirë se çfarë është gabim, e dinë shumë mirë se të godasësh dhe të shash është gabim. Fëmijët e dinë që nuk është sjellje e mirë sepse një njeri nuk mund të shajë dhe të godasë, sepse e bëjnë fëmijët këtë?", tha ajo.
 
Enkeleida Tahiraj, eksperte dhe një ndër autorët e studimit, u shpreh se gjetjet e këtij studimi do të ndihmojnë në përmirësimin e situatës së dhunës në vendin tonë.
 
“Nuk është studim i  mirëfilltë vetëm akademik dhe shkencor por kërkon të vijë me disa rekomandime të cilat do të jenë të vlefshëm për ndërhyrje të tjera në fushën e çështjeve të dhunës me bazë gjinore”, tha Tahiraj.
 
Ky studim  rithekson nevojën për të vazhduar angazhimi i djemve dhe i burrave si aleatë për të arritur barazinë gjinore dhe si mbështetës për fuqizimin e grave dhe vajzave.
 
Gjithashtu thekson rëndësinë e të kuptuarit dhe adresimin e nevojave specifike dhe dobësitë e vetë djemve dhe burrave në kontekstin e çështjeve të dhunës me bazë gjinore.
 
Më tej studimi rekomandon se ende ka nevojë për të siguruar që burrat dhe djemtë të bën aktivë në çështje të barazisë gjinore kundër dhunës më bazë gjinore.
 
Rekomandimeve të këtij studimi iu bashkëngjiten edhe mesazhet e ambasadorit suedez Johan Ndisi dhe përfaqësuesi i OKB, Brian Williams, të cilët u shprehën se të gjithë mund të ndryshojmë situatën duke përzgjedhur qoftë edhe mesazhet ndaj fëmijëve.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla