Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat ka falenderuar të gjithë qyetetarët të cilët sot kanë votuar dhe u ka bërë thirrje të gjithë atyre që ende nuk kanë shkuar të votojnë të marin pjesë në votime pasi vota e tyre lidhet drejtpërdrejt me jetën e tyre.
Tekasa ka falenderuar të gjitha strukturat e shtetit, Xhaçka u ka bërë thirrje komisionerëve të qendrave të votimit ku janë shfaqur problem që ti zgjidhin ato sepse sipas saj, më e rëndësishme është ecuria e procesit sesa rezultati i tyre.
"Falenderojmë të gjithë qytetarët shqiptarë anembanë vendit që kanë votuar deri në këtë moment. Falenderojmë të gjithë komisionerët dhe të gjithë ata burra e gra që janë angazhuar për të mundësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Falë punës dhe ndjenjës së tyre të përgjegjësisë procesi deri tani ka ecur mirë dhe pa probleme të theksuara.
E po ashtu, një falenderim i shkon dhe të gjithë strukturave të shtetit për sjelljen e tyre profesionale e në respekt të ligjit.
Shfrytëzojmë këtë moment për të ftuar të gjithë komisionerët e qendrave të votimit në ato vende ku janë vënë re problematika sporadike e të izoluara, që t’i zgjidhin ato duke respektuar rreptësishtë ligjin dhe duke mbajtur parasysh se në këtë ushtrim të demokracisë, mbarëvajtja e procesit ka shumë më tepër rëndësi sesa rezultati. Është ky parim themelor që duhet të udhëheqë punën e tyre në çdo moment të procesit të zgjedhjeve.
Dëshirojmë t’u bëjmë një thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar, që në këto orë që kanë mbetur të dalin e t’u drejtohen qendrave të tyre të votimit, të ftojnë familjarët, miqtë e kolegët e tyre që të bëjnë të njëjtën gjë. Vota është jo vetëm një e drejtë themelore e çdo qytetari në një demokraci, por edhe një përgjegjësi e madhe që çdo qytetar ka ndaj vetes dhe komunitetit ku jeton. Në këto zgjedhje kjo është më e vërtetë se kurrë pasi ato prekin në mënyrën më të drejtpërdrejtë jetën dhe të ardhmen e gjithsecilit prej tyre, të çdo familje, të çdo rruge e rrugice, të çdo lagje", - tha Xhaçka.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com