Xhaçka takon zvkryeministrin kroat: Plan bashkëpunimi për modernizimin e Forcave të Armatosura

Ministrja Xhaçka pret zëvendëskryeministrin dhe njëherazi ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë z. Krstičević: Bashkëpunim për modernizimin e FA. Shqipëria dhe Kroacia shprehën gatishmërinë për të çuar më tej bashkëpunimin dypalësh në fushën e Mbrojtjes, por edhe për ndihmën reciproke në rastet e fatkeqësive natyrore.

Në 9 - vjetorin e anëtarësimit në NATO të të dy vendeve, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka priti në Tiranë zëvendëskryeministrin, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë Damir Krstičević, i cili po zhvillon një vizitë dyditore në vendin tonë. Ministrja Xhaçka, i cilësoi Shqipërinë dhe Kroacinë si aleatë të dallueshëm dhe të besueshëm të NATO, si dhe vlerësoi kontributin e dy vendeve në gjithë angazhimet e Aleancës. Xhaçka shprehu mirënjohjen për vëmendjen që Kroacia i ka kushtuar Republikës së Kosovës, duke e bërë pjesë të nismave rajonale.

Dy personalitetet shprehën gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit, si dy vende që janë faktorë qëndrueshmërie në Ballkanin Perëndimor. Ministrja Xhaçka e njohu bashkëbiseduesin e saj me synimet e vendit tonë për modernizimin Forcave të Armatosura, si dhe diskutoi edhe për rritjen e kapaciteteve të tyre. “E njoha bashkëbiseduesin tim me synimet për modernizimin Forcave të Armatosura. Në këtë kontekst stafet tona të do shohin mundësinë e zhvillimit të një plani bashkëpunimi, duke vlerësuar fushat praktike dhe ushtarake të

konvergjencës midis institucioneve tona dhe Forcave të Armatosura. Arsimi, trajnimi dhe stërvitjet e përbashkëta do të jenë fushat e mundshme dhe shumë frytdhënëse.”- theksoi ministrja. Pjesë e diskutimeve ishte edhe ndihma reciproke në rastet e fatkeqësive natyrore, nga të cilat Shqipëria dhe Kroacia janë prekur së fundmi.

Zëvendëskryeministri, njëherazi ministri i Mbrojtjes i Kroacisë përkrahu ngritjen e Qendrës së Ekselencës së NATO për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, terroristë, për të cilën ministrja Xhaçka e ftoi që vendi i tij të kontribuojë në mirëfunksionimin e kësaj qendre. Zyrtari i lartë kroat vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në të gjitha operacionet e NATO-s, si dhe ofroi mbështetje dhe bashkëpunim konkret në fushën e mbrojtjes. “Jemi të gatshëm dhe ofrojmë mbështetjen tonë që në të ardhmen e afërt të bëjmë policimin ajror të hapësirës shqiptare. 12 avionët që ne do të marrim deri në vitin 2022 nga aleati ynë , Izraeli, do na mundësojnë ne që të rrisim kapacitetin tonë për misione të tilla.”- u shpreh zoti Krstičević. Ministrja Xhaçka vlerësoi propozimin, duke u shprehur se do të diskutohet në të ardhmen.
Në përfundim të takimit mes dy delegacioneve, dy zyrtarët dhanë nga një deklaratë për mediat e pranishme.

Shqipëria dhe Kroacia janë aleatë të dallueshëm dhe të besueshëm të NATO-s. Mirënjohje Kroacisë për mbështetjen që i ka ofruar Kosovës në nismat rajonale. Prioriteti ynë është avancimi i bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë dhe Kroacisë dhe promovimi i stabilitetit politik, sigurisë dhe prosperitetit ekonomik. Ka një plan bashkëpunimi për modernizimin e Forcave të Armatosura. Në fokusin tonë janë arsimi, trajnimi dhe stërvitjet e përbashkëta. Shqipëria dhe Kroacia janë përkrah në misionet e NATO-s. Mirëpresim kontributin e Kroacisë në Qendrën e Ekselencës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa