TIRANE-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaron se gjatë operacioneve të realizuara në tre ditët e fundit në 12 qytete të vendit janë goditur katër grupe kriminale, ndërsa janë arrestuar 27 persona, 6 janë shpallur në kërkim, ndërsa janë kontrolluar 100 objekte.
Duke i kthyer edhe një përgjigje opozitës, Xhafaj thotë se operacionet kundër krimit dhe drogës nuk janë show, ndërsa shton se në bashkëpunim me ndërkombëtarët, Forcën e Ligjit nuk e ndal askush. Ai e mbyll reagimin duke premtuar të tjera goditje së shpejti.
Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo.
Në 3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara në territor, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore në territor.
Aksion shembullor i forcave policore në operacion e veçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier&RENEA e DVP. Disiplinë e profesionalizëm i lartë & mbi të gjitha konfidencialitet total! Disa ditë aksion&ASNJË rrjedhje informacioni për hrreth 100 urdhëra kontrolli të ekzekutuar! FALEMINDERIT!
Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prok. së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin. Më shumë sot ne ora 10:30 konferenca e përbashkët Prokurori - Polici.
Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s'është show, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s'ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti
Fatmir Xhafaj
Në tre ditët e fundit në bashkëpunim me palën gjermane janë zbuluar dhe goditur laboratori i heroinës në Has, u godit grupi i Shijakut, ndërsa janë arrestuar edhe dy ish-deputetë të PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka për korrupsion në Burgje dhe tjetërsim të pronave.
si sot nje vit per mungese provash te gjithe te lire...sic jane ata te ranes se hedhun dhe te poligonit ne Greth te Madh/Kavaje
PërgjigjuRregulloni skapamenton se po ju deshton treqereku aksioneve
PërgjigjuBravo Xhafa, Bravo Policia e Shtetit, Respekte! Te shpresojme qe dhe prokuroria e gjykata te jene ne kete lartesi.
PërgjigjuUrime per aksonin Forca e ligjit
Përgjigju