‘Xhafaj ik’/ Të rinjtë demokratë dhe të LRI protestë 40' para Ministrisë së Brendshme, qëllojnë me vezë dhe peshq

TIRANE-Të rinjtë e FRPD dhe LSI protestuan për rreth 40 minuta para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e Fatmir Xhafës.  Me pankarta në duar ‘Tahiri i lirë, kuksianët në burg’, thirrje ‘Rama ik, Xhafaj ik’ protestuesit kanë qëlluar me vezë, peshq dhe letra higjenike në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu ata mbanin në duar pranga, një gomone me 'drogë', simbol të trafikut të drogës dhe peshq me fotot e Xhafajt dhe Ramës. Policia formoi dy kordonë para Ministrisë së Brendshme, por nuk ka pasur incidente, përveç vezëve që u hodhën në drejtim të ministrisë.
 

Kryetari i FRPD, Këlliçi u shpreh se Rama ka kriminalizuar cdo qelizë të shtetit, ndërsa duhet të largohet së bashku me Xhafën.

Mbrëmë festonin shëmtuar me fishekzjarrë. Do të bëja një apel për të gjithë të rinjtë, që të vijnë të bashkohen për një kauzë kundër krimit dhe drogës. Ky standard nuk është i pranueshëm as në vendet diktatoriale në Afrikë. Një ministër që ka vëllanë të dënuar me 7 vite burg për trafik droge. Rama ka kriminalizuar cdo qelizë të shtetit. Do të doja që këtu të ishin edhe të rinjtë e FRESSH, dhe jo të festonin me Tahirin. Rinia te mos rrije ne kafene dhe Facebook, por te dalin të protestojnë dhe ta çojmë Ramën në azil. Nesër do të jemi këtu dhe nuk do të ndalemi, duhet të ngremë zërin dhe të mos kemi frikë, rinia ka përmbysur sistemet diktatoriale.

Kryetari i FRPD, Këlliçi

Ndërsa kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi theksoi se protesta duhet të vazhdojë deri sa të largohet Rama, jo vetëm nga posti, por edhe nga Shqipëria, pasi sipas saj, po dëmton të ardhmen europiane të vendit.

Sot duhet të largojmë Ramën, Xhafajn, krimin dhe drogën nga të rinjtë shqiptarë. Të gjithë duhet të protestojmë, ti themi Ramës ik nga Shqipëria.

Floida Kërpaçi

Në mbështetje të protestës ishin edhe Paloka, Bozdo, Kadilli dhe eksponentë  të tjerë nga Partia Demokratike, ndërsa sipas burimeve të Report Tv, ministri Xhafaj nuk ndodhej në zyrë në momentin që të rinjtë opozitarë protestuan. Protesta e sotme e të rinjve opozitarë vjen pas asaj të së shtunës para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonim: 30/05/2018 18:51

    kjo floida paska harruar me e mare ate tabelen qe noori na parlament bashke me KEJDI DHEMBEDERREN kur dolen te dyja me dick ne dore. sa lezet 2 deputete me di*k ne dore para parlamnetit dhe sot dusn te behen shembull per te rinjte ne nje proteste te pakuptimte ne prag te celjes se negociatave. kjo esht fryma qe percon gernetaxhiu i pd-se gabeli belind kerrici, por nuk ka per ti prere rrugen celjes se negociatave,,,

    Përgjigju
  • Ilo: 29/05/2018 22:37

    Na dalin ata qe kapen nga policia jo vetem duke pire hashash por edhe kokaine dhe na japin mend kesaj i thone mos bej si bej une por bej si them une se di ky eshte muhabet leshpdlije

    Përgjigju
  • Gringo: 29/05/2018 21:10

    Ky Kelleci eshte nje k* gomari qe ska shokun ndersa Floida e bija e nje ish sigurimsi ka perfeksionuar llulloren sa kohe qe i jargavitet Mones

    Përgjigju
  • Zylo: 29/05/2018 15:51

    Uauuuu KJO QEKA DICKA E RE TE GODASESH XHAFEN ME PESHK UNE SYGJEROJ QE ME PESHKUN ME TE MADH TE GODITET RAMA SHUME E ZGJUAR KJO PUNA E PESHKUT BRAVO CUNA

    Përgjigju
  • Populli: 29/05/2018 15:10

    Me Kerpaca e me Kellica nuk bindni dot asnje,bumerang per kokat tuaja i keni te gjitha sa beni.

    Përgjigju
  • Enea: 29/05/2018 14:44

    Une do ti sugjeroja PD-LSI te bejne sondazhe e do shikojne qe populli nuk don t'i shikoje me sy,e nuk ka njeri me dy pare mend ne koke te votoje keto plehra,nuk mund t'i imponohen shumices kurrsesi,le ta bejne vete sondazhin e do shikojne vete se ne c'derexhe jane.

    Përgjigju
  • Lene: 29/05/2018 14:06

    PD dhe LSI të gjobiten për dëmet dhe pisllekun e krijuar. Mjaft më me këta deshtakë parazitë.

    Përgjigju
  • Mesi: 29/05/2018 12:46

    Eh zot i madh ca vete ktu po rinia duhet te jet zeri i ndryshimit more jo te behet pa shtylle kurrizore

    Përgjigju
  • I paemer: 29/05/2018 12:41

    Obobo si e perdorin rinin per qellimet e karriges se tyre more aman.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit